Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë që qeveria e ka ndërmarrë pakon më të madhe mbështetëse në rajon krahasuar me Bruto Prodhimin Vendor përballë rritjes globale të kostos së jetesës. “Rritja e kostos së jetesës ka qenë njëra nga sfidat globale të cilës, njësoj sikurse të gjitha shtetet tjera, as Kosova nuk kishte se si t’i ikte ka shkruar Murati.
Lidhur me këtë çështje në një prononcim për TV Arbëria, deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka deklaruar se nga pakoja mbështetëse për qytetarët përafërsisht rreth 650 milionë euro, thotë se brenda katër viteve kanë shkuar në sektorin e mafias energjetike lokale e rajonale.
“Nga deklarimet e ministrit Murati është vetëm një e vërtet e tij, që nga pakoja mbështetëse për qytetarët përafërsisht rreth 650 milionë € (euro) brenda katër viteve kanë shkuar në sektorin e energjisë, gjegjësisht te mafia energjetike lokale e rajonale.
Praktikisht mjete këto të buxhetit të shtetit”, është shprehur Ferati.
Sipas vlerësimit të tij, deri më sot Partia Demokratike e Kosovës janë importuesi më i madh në rajon i energjisë.
“Dhe sot ne jemi importuesi më i madh në rajon i energjisë”, tha Shala për TV Arbëria.