Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tahiri: Ne si PDK angazhohemi të mos thellohen sanksionet ndaj Kosovës

Tahiri: Ne si PDK angazhohemi të mos thellohen sanksionet ndaj Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri është shprehur se angazhimi i vetëm i kësaj partie është mosthellimi i sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës.

Kështu u shpreh Tahiri në një prononcim për media në hollin e Kuvendit të Kosovës.

“Ne krejt çka angazhohemi si parti është të mos thellohen sanksionet ndaj Kosovës, se kjo nuk është problem për Kurtin e as Qeverinë, por për popullin e Kosovës. Tash shihet se çfarë raporti ka Serbia me BE-në dhe çfarë kemi ne”, u shpreh Tahiri

“Andaj ne vetëm do të angazhohemi që të mos thellohen këto sanksione, të paktën edhe këta katër muaj, sepse këto probleme do të zgjidhen me kryeministrin Bedri Hamza”.