Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vetura aksidenton një këmbësor

Vetura aksidenton një këmbësor

Sot rreth orës 08:00, në rrugën Gazmend Zajmi në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (këmbësori).

Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut.

Rastin për TV Arbërin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.