Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Militanti i VV’së i kundërvihet ambasadorit Hovenier: Gjyshi im thojke “shpija jote, pordha jote”

Militanti i VV’së i kundërvihet ambasadorit Hovenier: Gjyshi im thojke “shpija jote, pordha jote”

Egzon Azemi, militant i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit edhe këshilltar politik i ministrit të Shëndetësisë, iu është kundërpërgjigjur deklaratës së ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Një gjysh i jemi thojke; “Shpija jote, pordha jote””, ka deklaruar Azemi në ‘Facebook’.

Ky deklarim i tij vjen si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së ambasadorit Hovenier, i cili përmendi një thënie të gjyshit të tij për ta përshkruar lidershipin kosovar dhe atë serb.

“Gjyshi im e përdorte një thënie, dhe ju lutem më falni për karakterin e saj paksa të pagdhendur: Nëse doni të shkoni në një klub, mos urinoni para derës së tij. Poenta ime është që ne duam ta mbështesim Kosovën në këtë qasje, në integrimin e saj evropian. Ne kemi bërë shumë, presidentë, sekretarë shteti, ambasadorë, të tjerë për ta çuar përpara”, deklaroi ndër të tjera dje Hovenier.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të shumta që kritikonin pushtetin e Kurtit.

Powered by WordPress