Njësia e Antidrogës në Policinë Rajonale në Gjakovë ka zhvilluar një aksion së fundmi, që rezultoi me identifikimin e disa parcelave me kanabis në Malishevë.
Bimët janë shkatërruar në vendin e ngjarjes, njofton policia.
“Malishevë 21.06.2024 – 05:00. Njësitë e DHTN-Gjakovë kanë identifikuar tri parcela të mbjella me 1757 fije kanabis. Bimët janë shkatërruar në vend-ngjarje. Rasti duke u hetuar”, njofton policia.