Gazetari Ilir Mirena ka komentuar deklaratat e ambasadorëve gjerman dhe amerikan, ku ky i fundit sot se Kosova duhet të fitojë edhe njohjen e shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-s që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës, duke shtuar “Nëse dëshironi t’i bashkoheni një klubi, mos urinoni në dyert e shtëpisë së klubit”.
Për këtë, Mirena në emisionin Pressing në T7 tha se ambasadori amerikan dhe gjerman e kanë përkrahur Kurtin për të ardhë në pushtet.
Sipas tij, vetë e kanë ngritur dhe tash le të merren me të.
“Patëm deklarata të ambasadorit gjerman e amerikan, por edhe këta vetë e kanë përkrah Alon Kurti ,e ardh në pushtet. Rohde në një kohë të aktume m’u ka dok sikur me qenë militant i VV’së.
Neve mediave na kanë bo Kritika se po e teproni me Kritika ndaj Qeverisë Kurti, pra edhe këta le të bajnë pak, pra është një produkt që e kanë ngrit vet e le të merren me të”, tha ai.