spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Trepça e nis me fitore edicionin e ri në elitën e basketbollit kosovar

Extra AL PVC

Trepça ka shënuar fitore në ndeshjen e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në basketboll ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 77-67.

Sfida nisi shumë mirë për mitrovicasit të cilët fituan çerekun e parë me rezultat 23-17.

Dominimi i tyre vazhdoi edhe në çerekun e dytë dhe të tretë ku pas 30 minuta lojë, rezultati ishte 64-57.

Ndërkohë çereku i katërt i takoi mysafirëve me rezultat 13-18, të cilët u këndellën në fundin e ndeshjes mirëpo nuk ishte e mjaftueshme për të marr rezultat pozitiv.

Më të dalluarit tek vendasit ishin Cambridge Jr me 20 pikë, Sammy Hunter shtoi 15 sosh dhe Johnson edhe 13 tjera.

Ndërsa për Yllin nuk mjaftoi performanca spektakolare e Brown i cili realizoi plot 35 pikë.

Ylli njoftohet me humbjen e parë këtë sezon pas fitores në ndeshjen e parë me Boran, ndërkohë Trepça shënon fitoren e parë, pasi në xhiron e parë nuk ka luajtur shkak i angazhimeve që ka pasur në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Në javën e tretë e cila zhvillohet në vikend Trepça do të udhëtojë në Gjakovë për t’u përballur me Vëllaznimin, kurse Ylli do të luaj me Sigal Prishtinën.

spot_img

Të fundit

Kosova merret vesh për tregti të lirë me Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën, nënshkrimi pritet vitin e ardhshëm

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se...

Dugolli i VV’së thotë se “nuk kacafyten me KFOR’in” për hapjen e urës: Janë dy automjete që nuk do t’i heqim me dhunë

Zëvendëskryetari i komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes...

Hamza: Do ta jap maksimumin që PDK të ketë rol kryesor për krijimin e Qeverisë – për koalicion preferojmë partitë në opozitë

Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza i është...

Parashikimi i motit për të premten

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell...

Kosova merret vesh për tregti të lirë me Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën, nënshkrimi pritet vitin e ardhshëm

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se Republika e Kosovës ka përmbyllur sot me sukses kapitujt negociues për Marrëveshjen e Tregtisë së...

Dugolli i VV’së thotë se “nuk kacafyten me KFOR’in” për hapjen e urës: Janë dy automjete që nuk do t’i heqim me dhunë

Zëvendëskryetari i komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli në emisionin “Click” në RTV21 kur u pyet për...

Hamza: Do ta jap maksimumin që PDK të ketë rol kryesor për krijimin e Qeverisë – për koalicion preferojmë partitë në opozitë

Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza i është përgjigjur pyetjes se a ka vija të kuqe për ndonjë parti dhe se a mund...