Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Ai që nuk e do nënën, nuk është njeri për mua” – Emocionohet Agim Bahtiri derisa flet për prindërit

“Ai që nuk e do nënën, nuk është njeri për mua” – Emocionohet Agim Bahtiri derisa flet për prindërit

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka ndarë disa nga momentet më të dhimbshme të jetës së tij gjatë një interviste për gazetaren e emisioni “Canapé”, Shaha Thaçi.

Ai tregoi për humbjen e papritur të babait të tij në vitin 2000.

“Baba ka vdek papritmas pasi e martova djalin e madh. Ka qenë dhimbje e madhe për mua dhe për Mitrovicën,” kujton Bahtiri me emocione.

Por, kjo nuk ishte e vetmja goditje e rëndë në jetën e tij. Nëna e tij, për të cilën kishte një lidhje të veçantë, ishte e paralizuar për shtatë vite e gjysmë.

“Ai që nuk e don nanën, ai nuk është njeri për mua,” theksoi ai.

Se çfarë tha më shumë, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme: