Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës ditë më parë kishte miratuar logon e re të Kuvendit, e cila doli të jetë e kopjuar, e për këtë ka reaguar sot Kuvendi.
Lidhur me këtë ish-redaktori i Kohës Ditore, Naser Miftari ironizoi me këtë çështje duke thënë se Vetëvendosja nuk arriti të sjellë ndryshime as në gjëra të thjeshta si logo.
“As n’perzgjedhje t’llogove sun prut ndryshim a? 🤕🤮 Ani kishe po nderrojme sene na, hic llogon qe ish ‘decent’ per nivelin tone, per ni qkarravine! Eeee kuravti teknika”, shkroi ai në Facebook.
Kuvendi sot ka njoftuar se do të zhvillojë procedurën e re për përzgjedhjen e logos, meqë pati reagime të shumta rreth çështjes së logos, e cila ishte pothuajse identike me një logo të Arabian Exhibitions.