Sveçla: Aktakuza për Banjskën e mangët pa përfshirjen e kreut të ushtrisë serbe

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, ka thënë...

Jabllanoviç: Jam në shënjestër të një grupi të organizuar që më përcjellë

Politikani serb, Aleksandar Jabllanoviq është pjesë e panelit të...

Berisha: Gjuha e Hovenier tregon se po përfundon durimi i SHBA-ve me Kosovën

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka komentuar mesazhin e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Përfundon dëshminë dëshmitari i 90-të i ZPS-së në rastin Thaçi dhe të tjerëve

Extra AL PVC

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 90-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) i cili mban kodin W04422 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

E gjithë dëshmia e këtij dëshmitari është dëgjuar në seancë të mbyllur për publikun.

Vlen të theksohet se seanca e sotme ka zgjatur më shumë se zakonisht dhe sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III ka ndodhur me qellim që të përfundojë dëshmia e dëshmitarit të sotëm.

Në seancë të mbyllur po dëgjohet dëshmia e dëshmitarit të 90-të të ZPS-së në rastin Thaçi dhe të tjerët

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të mërkurën ka filluar dëshminë dëshmitari i 90-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), i cili mban kodin W4422 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dëshmia e këtij dëshmitari është duke u dëgjuar tërësisht në seancë të mbyllur dhe nuk u lexua ndonjë përmbledhje siç ndodhë zakonisht për dëshmitarët e Prokurorisë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ky dëshmitar është duke dëshmuar përmes video-lidhjes.

Përpara se të vazhdohet me dëshminë e këtij dëshmitari, gjyqtari Smith kërkoi që të diskutohet për kërkesën e ZPS-së që dëshmitari me kodin W04590 të dëshmojë përmes video-lidhjes.

Në emër të mbrojtjes së të gjithë të akuzuarve, avokatja e Veselit, Ann Rowan tha se nuk kanë kundërshtime që të vazhdohet me video-lidhje me këtë dëshmitar, por sipas saj arsyet e paraqitura në kërkesë nuk përmbushin kriteret përkatëse të Rregullores.

Pasi nuk pati kundërshtime, gjyqtari tha se edhe dëshmia e dëshmitarit W04590 do të dëgjohet përmes video-lidhjes.

Veç tjerash, kryetari i trupit gjykues tha se të akuzuarit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi kanë hequr nga e drejta e tyre për të qenë të pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit dhe se ata po e përcjellin seancën përmes video-lidhjes. Ndërsa, Rexhep Selimi ishte prezent fizikisht në sallë.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

spot_img

Të fundit

Dea Mishel vjen me fotografi sensuale nga Spanja

Ish-banorja e “BBVA” Dea Mishel, ka disa ditë që...

Ya Nina publikon foto provokuese, mbanë gjoksin me duar

Rep-artistja e njohur shqiptare Ya Nina ka arritur që...

Sveçla: Aktakuza për Banjskën e mangët pa përfshirjen e kreut të ushtrisë serbe

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, ka thënë...

Jabllanoviç: Jam në shënjestër të një grupi të organizuar që më përcjellë

Politikani serb, Aleksandar Jabllanoviq është pjesë e panelit të...

Dea Mishel vjen me fotografi sensuale nga Spanja

Ish-banorja e “BBVA” Dea Mishel, ka disa ditë që gjendet në Spanje. Biondja po kujdeset të shfaqet plot stil duke ekspozuar edhe asetet trupore. E veshur...

Ya Nina publikon foto provokuese, mbanë gjoksin me duar

Rep-artistja e njohur shqiptare Ya Nina ka arritur që për një kohë të shkurtë të jetë ndër emrat me të dashur për publikun. Bukuroshja nuk...

Sveçla: Aktakuza për Banjskën e mangët pa përfshirjen e kreut të ushtrisë serbe

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, ka thënë se aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj 45 personave për sulmin terrorist...