Sveçla: Aktakuza për Banjskën e mangët pa përfshirjen e kreut të ushtrisë serbe

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, ka thënë...

Jabllanoviç: Jam në shënjestër të një grupi të organizuar që më përcjellë

Politikani serb, Aleksandar Jabllanoviq është pjesë e panelit të...

Berisha: Gjuha e Hovenier tregon se po përfundon durimi i SHBA-ve me Kosovën

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka komentuar mesazhin e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Rrëfimi i Edisona Deliut për nënën, mjekun që ia shpëtoi jetën dhe copën e granatës serbe që vazhdon ta ketë në kokë

Extra AL PVC

Mjeku kosovar, Xhevdet Latifi, në një edicion të emisionit FRONTAL ka ndarë një rrëfim të tij, se si ia kishte shpëtuar jetën një vajzë 1 vjeçe në kohë të luftës e cila ishte plagosur nga një copë e një granate që e kishin hedhur forcat serbe.

Pasi ka dëgjuar këtë rrëfim të mjekut kosovar në FRONTAl, Edisona Deliu, vajza për të cilën ka folur mjeku Latifi, ka vendosur që të ndajë rrëfimin e saj emocional pikërisht në T7.

Ajo ka treguar se kishte qenë dora e nënës së saj që fillimisht e kishte shpëtuar nga vdekja, pasi një copë e granatës që kishte shpërthyer, e kishte goditur fillimisht dorën e nënës së saj dhe më pas kishte depërtuar për ta goditur vetë atë në kokë, meqë nëna e saj ishte duke e mbajtur në dorë.

“Dora e nënës ia ka ndalë shpejtësinë e copës së granatës, asaj ia ka këputur gishtin, dhe mua më ka goditur në kokë”, ka thënë ajo.

Deliu ka treguar për ndihëm që kishte marrë nga mjeku Xhevdet Latifi dhe nga disa mjekë të tjerë, ndihmë kjo që ia ka shpëtuar jetën.

Ajo tutje ka treguar se pasi ishte plagosur nga granata, familja kishin menduar që kishte vdekur, por thotë se rrugës derisa ishin duke u larguar nga fshati, në një moment kishte filluar të qaj dhe aty e kishin kuptuar që është ende gjallë.

“S’kanë besu që kam me mbijetu. Njëher kanë menduar që kam vdekur se s’kam dhënë shenja hic. Tu hec maleve, kur është ndalur në një vend traktori, unë kam filluar të qaj. Në atë moment e kanë kuptuar që jam gjallë.”, ka rrëfyer ajo.

Edisona Deliu ka treguar se është e operuar dy herë, për shkak se plaga ka qenë shumë e madhe.

“Dy herë është dashur të operohem, për shkak se plaga ka qenë shumë e madhe”, ka thënë ajo në FRONTAL në T7.

Në këtë rrëfim të saj, Deliu ka treguar se ende vazhdon ta ketë një copë prej 1 cm të granatës në kokë dhe thotë se mjekët s’kanë arritur ta heqin. Ajo ka thënë se edhe në Slloveni ka qenë, por që mjekët kanë rekomanduar të mos largohet copa e granatës, meqë mund të përkeqësoj gjendjen shëndetësore.

“Edhe pse një copë 1 cm është pas veshi. Sepse s’kanë mundur ta largojnë. Kemi provuar ta heqim edhe në Slloveni, por kanë thënë se nëse hiqet, mund të shkaktojë probleme”, ka thënë ajo.

spot_img

Të fundit

Sveçla: Aktakuza për Banjskën e mangët pa përfshirjen e kreut të ushtrisë serbe

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, ka thënë...

Jabllanoviç: Jam në shënjestër të një grupi të organizuar që më përcjellë

Politikani serb, Aleksandar Jabllanoviq është pjesë e panelit të...

Berisha: Gjuha e Hovenier tregon se po përfundon durimi i SHBA-ve me Kosovën

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka komentuar mesazhin e...

“8 vjet e ke pasë privilegjin me kanë kryetar – pse po del n’televizor ti?”, debat i ashpër mes Ilir Mirenes e Shpend Ahmetit

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në “Pressing të T7,...

Sveçla: Aktakuza për Banjskën e mangët pa përfshirjen e kreut të ushtrisë serbe

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, ka thënë se aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj 45 personave për sulmin terrorist...

Jabllanoviç: Jam në shënjestër të një grupi të organizuar që më përcjellë

Politikani serb, Aleksandar Jabllanoviq është pjesë e panelit të kësaj të mërkure në emisionin “Politiko” në Kanal10.Jabllanoviq deklaroi se po përcjellet nga një grup...

Berisha: Gjuha e Hovenier tregon se po përfundon durimi i SHBA-ve me Kosovën

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka komentuar mesazhin e fundit të ambasadorit amerikan Jeff Hovenier në Prishtinë për Qeverinë e Kosovës. Berisha në një prononcim...