Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjobitet me 300 euro 18 vjeçari në Ferizaj, tejkaloi shpejtësinë e lejuar

Gjobitet me 300 euro 18 vjeçari në Ferizaj, tejkaloi shpejtësinë e lejuar

Policia e ka ndaluar sot shoferin E.M. dhe e ka gjobitur atë me 300 euro për shkak të shkeljes së shpejtësisë të lejuar në fshatin Muhovc të Ferizajt.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se shoferi në fjalë ishte 18-vjeçar dhe se në zonën e kufizimit me shpejtësi deri në 40 kilometra në orë, kishte vozitur 110 kilometra në orë.

“Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse prej 300 euro, tre pikë negative dhe masë mbrojtëse prej tre muajve”.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat e trafikut”, thuhet në njoftim.