Shefi i ushtrisë izraelite: Po përgatitemi për një operacion të mundshëm tokësor në Liban

  Ushtria izraelite po përgatitet për një operacion të mundshëm...

A e dojmë Amerikën a tutemi qe po na len?/ Ilir Mirena për ambasadorët: E përkrahen vetë, le ta bajnë pak

Gazetari Ilir Mirena ka komentuar deklaratat e ambasadorëve gjerman...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Trajtimi i ciklit menstrual në Kosovë

Extra AL PVC

Stigmatizimi rreth ciklit menstrual në Kosovë vazhdon të jetë prezent, duke ekspozuar vajzat dhe gratë rreth tabuve e miteve të ndryshme për menaxhimin e higjienës menstruale.

Qasja në edukim të mirëfilltëdhe sigurim të furnizimit të vazhdueshëm me peceta higjienike menstruale në institucionet publike është jetike për tëpërmirësuar gjendjen e cila mbizotëron në Kosovë.

Hulumtimi “Jetë e pastër për gra dhe vajza; Menaxhimi i higjienës menstruale” punuar nga EcoKosWomen tregon se vajzat e moshës 12 deri 17, nuk kanë ndjekur në shkollë ndonjë ligjeratë lidhur me menaxhimin e higjienës menstruale. Gjithashtu, 96.3% e vajzave dhe grave hasin në vështirësi të mirëmbajtjes së higjienës menstruale, në shkollë apo në vendin e punës, në mungesë të infrastrukturës sanitare. Për më tepër, 15% e vajzave dhe grave në Kosovë nuk ndjekin shkollën apo punën gjatë menstruacioneve sepse nuk mund të sigurojnë peceta higjienike menstruale gjatë kësaj kohe.

EcoKosWomen ka avokuar në Komunën e Prishtinës, Komunën e Fushë Kosovës dhe Komunën e Obiliqit që gjatë planifikimit të buxhetit për vitin 2025, të parashihet që të ketë furnizim të shkollave të mesme të ulëta dhe shkollave të mesme të larta me peceta higjienike menstruale. Komuna e Obiliqit ka filluar këtë iniciativë gjatë vitit 2024 të furnizimit me peceta higjienike menstruale për institucionet publike lokale, ku përfshihen shkollave të mesme të ulëta dhe shkollave të mesme të larta, Qendrat kryesore të mjekësisë familjare dhe objektet komunale.

Avokimi është pjesë e projektit “Vendosja e grave në qendër të zgjidhjeve të ndryshimeve klimatike”, i cili ka për qëllim integrimin e mëtejmë të buxhetimin të përgjegjshëm gjinor në politikat lokale dhe qendrore. Projekti mbështetet nga Kosova Women’s Network, në kuadër të Gender Budget Watchdog Network dhe zbatohet nga EcoKosWomen.

Kjo iniciativë është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve për vajzat në shkolla dhe rritjes së ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e higjienës menstruale. Duke siguruar që pecetat higjienike të jenë të disponueshme në të gjitha shkollat, synojmë të reduktojmë mungesën e vajzave nga shkolla gjatë periudhave të tyre menstruale dhe të promovojmë një mjedis më të sigurt dhe mbështetës për të gjitha nxënëset.

 

spot_img

Të fundit

Shefi i ushtrisë izraelite: Po përgatitemi për një operacion të mundshëm tokësor në Liban

  Ushtria izraelite po përgatitet për një operacion të mundshëm...

A e dojmë Amerikën a tutemi qe po na len?/ Ilir Mirena për ambasadorët: E përkrahen vetë, le ta bajnë pak

Gazetari Ilir Mirena ka komentuar deklaratat e ambasadorëve gjerman...

Sveçla: Terroristët e sulmit në Banjskë u kamufluan me uniforma të KFOR-it

Një vit pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit...

Shefi i ushtrisë izraelite: Po përgatitemi për një operacion të mundshëm tokësor në Liban

  Ushtria izraelite po përgatitet për një operacion të mundshëm tokësor në Liban, tha shefi i ushtrisë izraelite të mërkurën. Njoftimi vjen ndërsa Hezbollahu lëshoi...

A e dojmë Amerikën a tutemi qe po na len?/ Ilir Mirena për ambasadorët: E përkrahen vetë, le ta bajnë pak

Gazetari Ilir Mirena ka komentuar deklaratat e ambasadorëve gjerman dhe amerikan, ku ky i fundit sot se Kosova duhet të fitojë edhe njohjen e...

“Mos urinoni”, SHBA dinë edhe ndryshe, kjo s’është shuplaka më e fortë, Shpend Ahmeti për deklaratat e ambasadorit karshi qeverisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, gjatë Samitit të Kosovës për Paqe dhe Demokraci, i është drejtuar Qeverisë së...