Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vdes një 65 vjeçare në Spitalin e Gjakovës, Prokuroria nis hetimet

Vdes një 65 vjeçare në Spitalin e Gjakovës, Prokuroria nis hetimet

Të martën ka ndërruar jetë një grua në Spitalin e Gjakovës.

65-vjeçarja u dërgua për trajtim aty pasi fillimisht ishte dërguar nga familjarët e saj në QKMF-në në Rahovec e më pas u dërgua edhe në spital.

Por sipas zëdhënësit të policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj, vdekja e saj është duke u hetuar nga prokuroria.

“Për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor”, tha Elezaj