Shefi i ushtrisë izraelite: Po përgatitemi për një operacion të mundshëm tokësor në Liban

  Ushtria izraelite po përgatitet për një operacion të mundshëm...

A e dojmë Amerikën a tutemi qe po na len?/ Ilir Mirena për ambasadorët: E përkrahen vetë, le ta bajnë pak

Gazetari Ilir Mirena ka komentuar deklaratat e ambasadorëve gjerman...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti: Serbia po e shkel marrëveshjen, Borrelli e Lajçaku s’i bien bilbilit kur ka shkelje

Extra AL PVC

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë për ngecjet në dialogun për normalizim raportesh, duke thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka strehuar udhëheqësin e grupit terrorist të Banjskës, Milan Radoiçiq.

Ai ka fajësuar edhe ndërmjetësit për mosushtrim të rolit të tyre.

Kryeministri Albin Kurti ka akuzuar Qeverinë e Serbisë se e shkel në vazhdimësi marrëveshjen dhe se po e strehon kryeterroristin Milan Radoiçiq, që ka marrë përgjegjësinë për sulmin e vitit të shkuar.

“Radoiçiqi është i lirë dhe i mbrojtur në Serbi dhe i financuar nga Serbia”, ka thënë ai, në një intervistë për “Politico.eu”.

Kurti ka thënë se qasja e Serbisë nuk është për normalizim raportesh me Kosovën.

“Si është e mundur t’i thonë po Marrëveshjes së Ohrit, por refuzojnë ta nënshkruajnë?” ka theksuar Kurti, për “Politico”.

Ky portal, shkruan se deklarata është dhënë një ditë pasi Kurti mori pjesë në drekën e organizuar në Bruksel nga Komisioni Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Kurti ka fajësuar edhe diplomatët e Bashkimit Evropian, përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme, Josep Borrell, dhe emisarin për dialog, Miroslav Lajçak.

“Problemi është se zotërinjtë Borrell dhe Lajçak nuk i bien bilbilit kur ka shkelje. Paramendojeni një gjyqtar që sillet në fushën e futbollit pa bilbil”, ka thënë Kurti.

Kreu u qeverisë kosovare ka dhënë detaje edhe nga takimet në dialog me Vuçiqin. Edhe pse ishin në të njëjtin takim javën e shkuar, dy liderët s’kanë biseduar direkt. “Kur ai flet, unë s’ndërhyj. Kurdo që flas unë, ai ankohet”, ka thënë Kurti për Vuçiqin.

spot_img

Të fundit

Shefi i ushtrisë izraelite: Po përgatitemi për një operacion të mundshëm tokësor në Liban

  Ushtria izraelite po përgatitet për një operacion të mundshëm...

A e dojmë Amerikën a tutemi qe po na len?/ Ilir Mirena për ambasadorët: E përkrahen vetë, le ta bajnë pak

Gazetari Ilir Mirena ka komentuar deklaratat e ambasadorëve gjerman...

Sveçla: Terroristët e sulmit në Banjskë u kamufluan me uniforma të KFOR-it

Një vit pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit...

Shefi i ushtrisë izraelite: Po përgatitemi për një operacion të mundshëm tokësor në Liban

  Ushtria izraelite po përgatitet për një operacion të mundshëm tokësor në Liban, tha shefi i ushtrisë izraelite të mërkurën. Njoftimi vjen ndërsa Hezbollahu lëshoi...

A e dojmë Amerikën a tutemi qe po na len?/ Ilir Mirena për ambasadorët: E përkrahen vetë, le ta bajnë pak

Gazetari Ilir Mirena ka komentuar deklaratat e ambasadorëve gjerman dhe amerikan, ku ky i fundit sot se Kosova duhet të fitojë edhe njohjen e...

“Mos urinoni”, SHBA dinë edhe ndryshe, kjo s’është shuplaka më e fortë, Shpend Ahmeti për deklaratat e ambasadorit karshi qeverisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, gjatë Samitit të Kosovës për Paqe dhe Demokraci, i është drejtuar Qeverisë së...