Xhaxhai i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Borxh më kanë sa të kenë jetë

Sot në Gjykatën e Apelit është mbajtur seanca përfundimtare...

Përfundon dëshminë dëshmitari i 90-të i ZPS-së në rastin Thaçi dhe të tjerëve

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë...

Maqedonci: Strehimi i terroristëve nga Serbia është shqetësues

“Fillimi i procesit gjyqësor kundër grupit terrorist paramilitar që...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti i thotë Politico-s: Sa herë që flet Vuçiq unë nuk ndërhyj, kur flas unë, ai ankohet

Extra AL PVC

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fajësoi Serbinë për mungesën e përparimit në bisedimet e normalizimit të ndërmjetësuara nga BE-ja ndërmjet dy vendeve, duke akuzuar presidentin e saj Aleksandar Vuçiq se strehoi liderin e një inkursioni të armatosur në Kosovë dhe se nuk e zbatoi një marrëveshje paqeje.

Kështu shkruan Politco.eu pasi Kurti zhvilloi një bisedë me Nick Vinocur të Playbook të këtij mediumi. Pavarësisht se ndanë të njëjtën tryezë në Bruksel javën e kaluar, dy liderët ballkanikë nuk folën drejtpërdrejt dhe kanë vazhduar të shkëmbejnë thumba.

Pasi Vuçiq tha se nuk kishte “asnjë marrëdhënie” me Kurtin, lideri i Kosovës u kundërpërgjigj: “Kur ai flet, unë nuk ndërhyj. Sa herë që flas, ai ndërhyn”.

“Qasja e Beogradit nuk është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën”, tha Kurti, një ditë pasi mori pjesë në një drekë në Bruksel të organizuar nga Komisioni uvropian së bashku me homologun e tij serb.

“Si i thanë po Marrëveshjes [Ohrit] por refuzuan ta nënshkruajnë atë?”, ka pyetur Kurti.

Politico ka shkruar edhe për akuzat që Beogradi ia bën Prishtinës për “të drejtat e serbëve në Kosovë”.

“Në një intervistë të fundit me POLITICO, Vuçiq bëri thirrje për të përfunduar zgjedhjet komunale në rajonin e Kosovës, të cilat ishin bojkotuar nga serbët lokalë”, shkruan mediumi.

Kurti në këtë bisedë akuzoi qeverinë serbe për shkeljen e marrëveshjes dhe për strehimin e Milan Radoiçiqit.

“Radoiçiq është i lirë në Serbi i mbrojtur dhe financuar nga Serbia”, tha Kurti.

Kurti drejtoi gishtin edhe kah kryediplomati i BE-së Josep Borrell dhe përfaqësuesi special i bllokut në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajčák.

“Problemi është se zoti Borrell dhe Lajčák nuk i kanë rënë pipit kur ka pasur shkelje. Imagjinoni një arbitër që ec në një fushë futbolli pa pip”.

E kontaktuar nga Playbook për koment, zyra e ministrit të Jashtëm serb Marko Gjuriq dërgoi një dokument tetëfaqesh që akuzon kryesisht Prishtinën për dështimin e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të vendit.

“Kosova po përdor [argumentin], ‘së pari na duhen nënshkrimet’ vetëm për të luajtur lojën e fajit me Beogradin”, tha ajo.

“Megjithatë Kosova vazhdon të injorojë të gjitha obligimet e saj të dialogut”.

Si përfundim, Politico shkruan se “gjërat nuk po përmirësohen mes Prishtinës dhe Beogradit, gjë që nuk do të ndihmojë asnjërin vend në rrugën e anëtarësimit në BE – ashtu si Komisioni po përgatitet të zbulojë një seri raportesh të detajuara mbi perspektivat e vendeve kandidate”.

spot_img

Të fundit

Xhaxhai i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Borxh më kanë sa të kenë jetë

Sot në Gjykatën e Apelit është mbajtur seanca përfundimtare...

Përfundon dëshminë dëshmitari i 90-të i ZPS-së në rastin Thaçi dhe të tjerëve

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë...

Maqedonci: Strehimi i terroristëve nga Serbia është shqetësues

“Fillimi i procesit gjyqësor kundër grupit terrorist paramilitar që...

Takimi i Kartës së Adriatikut në Nju Jork, Gërvalla merr pjesë me ftesë të Hasanit, O’Brien dhe Kasanof të pranishëm

  Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla e cila po merr...

Xhaxhai i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Borxh më kanë sa të kenë jetë

Sot në Gjykatën e Apelit është mbajtur seanca përfundimtare lidhur me rastin e vrasjes së të riut nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu. Xhaxhai i 18-vjeçarit të...

Përfundon dëshminë dëshmitari i 90-të i ZPS-së në rastin Thaçi dhe të tjerëve

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 90-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) i cili...

Maqedonci: Strehimi i terroristëve nga Serbia është shqetësues

“Fillimi i procesit gjyqësor kundër grupit terrorist paramilitar që tentoi një aneksim të pjesshëm të territorit të Kosovës në Banjskë, vitin e kaluar është...