Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pas tentimvrasjes në maj, Robert Fico merr një zarf me plumb brenda

Pas tentimvrasjes në maj, Robert Fico merr një zarf me plumb brenda

Kryeministri sllovak Robert Fico ka pranuar një zarf që përmbante një plumb.

“Mund të konfirmojnë se zarfi përmbante një plumb, që është dërguar në adresën e kryeministrit të Sllovakisë”, u tha nga zyra për informim e kryeministrit sllovak.

Zarfi aktualisht po ekzaminohet nga stafi i zyrës sllovake për mbrojtjen e zyrtarëve publikë dhe misioneve diplomatike.

Në maj, Fico ishte qëlluar në qytetin Handlova, pasi një takimi që pati me zyrtarë të kabinetit të tij, transmeton Telegrafi.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se Ficos iu afruan disa persona që e përshëndesnin – dhe ishte ai momenti kur disa të shtëna armësh u dëgjuan. Kryeministri përfundoi i rrëzuar në tokë.

Ai ishte plagosur në gjoks dhe abdomen, kurse gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë për javë të tëra.

Tentimvrasja ishte kryer nga 71-vjeçari Juraj Cintula që mund të ketë lidhje me grupin paramilitar pro-rus Slovenski Branci.