Vuçiqi takohet me Lajçaku në ShBA, e informon për masat serbe për “mbrojtjen e serbëve” në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq është takuar me emisarin...

Vdes një 65 vjeçare në Spitalin e Gjakovës, Prokuroria nis hetimet

Të martën ka ndërruar jetë një grua në Spitalin...

E dhimbshme: Ndërron jetë mjeku nga Istogu, punonte në QKUK

Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare mjeku nga Istogu,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Largohet një kamerë ilegale në Prishtinë, pronari nuk dihet

Extra AL PVC

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) me asistencë të Policisë së Kosovës kanë larguar kamerën e vendosur ilegalisht në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Kryeqytet.

Inspektori i AIP-it, Kushtrim Mustafa, ka thënë për Ekonomia Online se informatën e kanë marrë nga Policia e Kosovës, ndërsa thekson se kamera të tilla që cenojnë privatësinë do të konfiskohen.

“AIP si institucion kompetentë për mbikëqyrjen e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale pas pranimit të informatës nga Policia e Kosovës se në rrugën ‘Xheladin Rekaliu’, ka të vendosur kamera te cilat nuk dihen kontrolluesit e të dhënave personale. Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është konstatuar se e njëjta kamerë duhet të largohet dhe mos të mbikëqyr hapësira publike. Bëjmë thirrje çdo kontrolluesi të kamerave që kamerat te cilat janë në hapësirën publike të njëjtat të largojnë pasi që është kompetencë e Policisë së Kosovës”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se raste të tilla ka pasur edhe në Shtërpcë.

“Është rasti i dytë në të cilën kemi bërë konfiskime pas komunës së Shtërpcës, por çdo herë kur vërejmë që të njëjtat kamera janë duke mbikëqyrë, në këtë rast të kontrolluesit privat ose publik të cilat kanë të vendosur kamera në lokalet e tyre, ne urdhërojmë që kamerat të kontrollojnë vetëm hapësirat e brendshme brenda perimetrit në të cilin kontrolluesi ka pronën e tij. Pronari nuk dihet, Policia e Kosovës na ka njoftuar që kjo kamerë nuk dihet se nga kush kontrollohet, nuk është vendosur nga asnjë institucion i ligjit. Pra ka qenë kamerë me rreze dhe është larguar dhe konfiskuar. Për të gjithë ata që bëjnë të njëjtën veprim urdhërojmë të largohen sepse vëzhgimi i paautorizuar konsiderohet vepër penale”, ka thënë Mustafa.

 

spot_img

Të fundit

Efektet e pabesueshme të sodës së bukës

Pjesa më e madhe e njerëzve në ditët e...

Këshilla për t’i zvogëluar dhimbjet në qafë

Sipas studimit të bërë nga Asociacioni Osteopatik Amerikan , dhimbja...

Përfitimet shëndetësore nga spinaqi

Spinaqi është një nga perimet e gjelbra më të...

Një gotë ujë ndihmon kur ju fryhet barku

Fryrja e barkut është problem me të cilin përballen...

Efektet e pabesueshme të sodës së bukës

Pjesa më e madhe e njerëzve në ditët e sotme nuk i marrin edhe aq shumë në konsideratë vlerat e sodës së bukës. Megjithatë,...

Këshilla për t’i zvogëluar dhimbjet në qafë

Sipas studimit të bërë nga Asociacioni Osteopatik Amerikan , dhimbja e qafës ishte e treta në listën e dhimbjeve më të shpeshta. Edhe pse gjysma e...

Përfitimet shëndetësore nga spinaqi

Spinaqi është një nga perimet e gjelbra më të përdorura në gatime, e cila ka mjaft veti të mira shëndetësore. Është burim i pasur i...