Analisti, Marko Prelec, i cili njeh jashtëzakonisht mirë rajonin e Ballkanit, në Samitin për Paqe dhe Demokraci ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Prelec ka thënë se aktualisht duket që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksander Vucic s’janë të interesuar për t’u marrë vesh në dialog për diçka të madhe.
“Është shumë e çuditshme, që tani Vucic dhe Kurti, nuk duken që duan vërtetë të pajtohen për diçka madhore”, ka thënë Prelec, raporton Express.
Ai tutje ka thënë se për të pasur sukses nuk mjafton vetëm dëshira e Shteteve të Bashkuara për diçka të tillë dhe se duhet një minimum i pajtueshmërisë në mes të liderëve të Kosovës dhe Serbisë./GazetaExpress/