Trajtimi i ciklit menstrual në Kosovë

Stigmatizimi rreth ciklit menstrual në Kosovë vazhdon të jetë...

Pensionohet komandanti i Gardës Kombëtare të FSK’së, Naim Haziri

Është pensionuar komandanti i Gardës Kombëtare, gjeneral brigade Naim...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Karikatura e shtrigës, a do të jetë ende pjesë e “Pa Filtra” Françeska Murati?

Extra AL PVC

Françeska Murati u vendos në shënjestër të një të riu karikaturist që e vizatoi si një shtrigë. Në emisionin “Pa filtra”, opinionistja reagoi e indinjuar ndaj djalit duke e pyetur “çfarë të kam bërë unë ty?”.

E ftuar këtë mëngjes në “Wake Up” në Top Channel, Françeska u shpreh se nuk ishte aspak një ngjarje e stisur. Ajo sqaron se më së shumti u prek nga reagimi i të pranishmëve sesa nga veprimi i djalit.

Biseda në studio:

Françeska Murati: Shumë njerëz kanë menduar se ishte diçka e stisur dhe unë e dija, të gjithë e dinin dhe ishte bërë për show ajo. Asnjë s’e dinte çfarë do të ndodhte, fare, nuk kishte skenar.

-Si quhej djali?

Françeska Murati: As nuk ia mbaj mend emrin. Më shumë sesa jam prekur nga djali sepse në fund të ditës mund të ketë shumë njerëz që më mendojnë shtrigë, mund të ketë shumë njerëz që më mendojnë engjëll, nuk ka njeri që ka shpëtuar pa njerëz që e urrejnë ose s’e pëlqejnë. Të gjithë në këtë tavolinë kemi njerëz që s’na duan në jetë dhe është në rregull, nuk jam aq egoiste që të pretendoj që të gjithë të më duan. Mua më preku reagimi i të tjerëve në studio. Pra një Erjolë që thoshte “ua shtriga e Salemit” dhe qeshte! E tha dhe unë ngela e pastaj Ronaldo që thoshte “hë se karikaturë” është, s’është ndonjë gjë.

Ish-banorja e BBV3 shtoi se nuk mendon që është një sajesë e produksionit.

Nuk mendoj që nga produksioni është diçka e sajuar sepse nëse do të ishte, do të ishte shumë e shëmtuar totalisht dhe nuk mendoj që do të shkonin në atë lloj niveli ta bënin këtë gjë. Jam e mërzitur sepse kur unë u bëra pjesë e formatit, jam bërë pjesë sepse më është thënë që ne do të promovojmë njerëzit sepse 30 sekonda janë të mjaftueshme për të ndryshuar jetën e dikujt.

Por a do ta shohim sërish Françeskën në “Pa Filtra”?

Françeska Murati: Jam mërzitur shumë. Nuk do të jap një përgjigje për këtë momentalisht sepse nuk më lejohet, do ta shihni të dielën. Jam mërzitur realisht shumë. Kam bërë diskutime shumë…

-Me kë i ke bërë diskutimet?

Françeska Murati: Me Ronaldon kam diskutuar gjatë, me produksionin. Kam shprehur pakënaqësitë e mia, mërzitjet e mia sepse unë kam shkuar aty për të bërë gjëra të bukura, nuk dua sherre.

spot_img

Të fundit

Trajtimi i ciklit menstrual në Kosovë

Stigmatizimi rreth ciklit menstrual në Kosovë vazhdon të jetë...

Pensionohet komandanti i Gardës Kombëtare të FSK’së, Naim Haziri

Është pensionuar komandanti i Gardës Kombëtare, gjeneral brigade Naim...

HRW: Sulmet izraelite në Liban po rrezikojnë civilët

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch,...

Trajtimi i ciklit menstrual në Kosovë

Stigmatizimi rreth ciklit menstrual në Kosovë vazhdon të jetë prezent, duke ekspozuar vajzat dhe gratë rreth tabuve e miteve të ndryshme për menaxhimin e...

Hykmete Bajrami i reagon Dejona Mihalit pas aludimeve se ka lidhje me një biznes: Tash po dihet adresa e shpifjeve, shihemi në Gjykatë

Shifrat në ekonomi është një nga temat ku më së shumti përplasen deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, dhe ministri i Financave, Hekuran Murati. Në përplasjen...

Pensionohet komandanti i Gardës Kombëtare të FSK’së, Naim Haziri

Është pensionuar komandanti i Gardës Kombëtare, gjeneral brigade Naim Haziri. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, që tha se Hazirit...