“E ardhmja e Ukrainës është në NATO”, thotë Stoltenberg pas takimit me Zelenskyn

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u takua...

Stradner: Vuçiqi po përgatitet të veprojë si Putini, e pret momentin e duhur gjeopolitik

Këshilltarja në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë, analistja dhe...

Mustafa i PDK-së i reagon Muratit: Çmimet që nga 2022 asnjëherë s’janë zvogëluar

Arben Mustafa, anëtar i Kryesisë së PDK-së, i ka...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Në seancë të mbyllur po dëgjohet dëshmia e dëshmitarit të 90-të të ZPS-së në rastin Thaçi e të tjerët

Extra AL PVC

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të mërkurën ka filluar dëshminë dëshmitari i 90-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), i cili mban kodin W4422 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.Dëshmia e këtij dëshmitari është duke u dëgjuar tërësisht në seancë të mbyllur dhe nuk u lexua ndonjë përmbledhje siç ndodhë zakonisht për dëshmitarët e Prokurorisë.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ky dëshmitar është duke dëshmuar përmes video-lidhjes.Përpara se të vazhdohet me dëshminë e këtij dëshmitari, gjyqtari Smith kërkoi që të diskutohet për kërkesën e ZPS-së që dëshmitari me kodin W04590 të dëshmojë përmes video-lidhjes.

Në emër të mbrojtjes së të gjithë të akuzuarve, avokatja e Veselit, Ann Rowan tha se nuk kanë kundërshtime që të vazhdohet me video-lidhje me këtë dëshmitar, por sipas saj arsyet e paraqitura në kërkesë nuk përmbushin kriteret përkatëse të Rregullores.Pasi nuk pati kundërshtime, gjyqtari tha se edhe dëshmia e dëshmitarit W04590 do të dëgjohet përmes video-lidhjes.

Veç tjerash, kryetari i trupit gjykues tha se të akuzuarit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi kanë hequr nga e drejta e tyre për të qenë të pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit dhe se ata po e përcjellin seancën përmes video-lidhjes. Ndërsa, Rexhep Selimi ishte prezent fizikisht në sallë.Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi

spot_img

Të fundit

“E ardhmja e Ukrainës është në NATO”, thotë Stoltenberg pas takimit me Zelenskyn

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u takua...

Stradner: Vuçiqi po përgatitet të veprojë si Putini, e pret momentin e duhur gjeopolitik

Këshilltarja në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë, analistja dhe...

Mustafa i PDK-së i reagon Muratit: Çmimet që nga 2022 asnjëherë s’janë zvogëluar

Arben Mustafa, anëtar i Kryesisë së PDK-së, i ka...

Konjufca pranon propozimin për Projektligjin e pensionimit të vullnetshëm të parakohshëm të mësimdhënësve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur...

“E ardhmja e Ukrainës është në NATO”, thotë Stoltenberg pas takimit me Zelenskyn

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Nju Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të...

Stradner: Vuçiqi po përgatitet të veprojë si Putini, e pret momentin e duhur gjeopolitik

Këshilltarja në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë, analistja dhe njohësja e zhvillimeve në Ballkan, Ivana Stradner, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq do...

Mustafa i PDK-së i reagon Muratit: Çmimet që nga 2022 asnjëherë s’janë zvogëluar

Arben Mustafa, anëtar i Kryesisë së PDK-së, i ka reaguar Hekuran Muratit, ministër i Financave në Qeverinë e Kosovës, i cili u lavdërua për...