“E ardhmja e Ukrainës është në NATO”, thotë Stoltenberg pas takimit me Zelenskyn

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u takua...

Stradner: Vuçiqi po përgatitet të veprojë si Putini, e pret momentin e duhur gjeopolitik

Këshilltarja në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë, analistja dhe...

Mustafa i PDK-së i reagon Muratit: Çmimet që nga 2022 asnjëherë s’janë zvogëluar

Arben Mustafa, anëtar i Kryesisë së PDK-së, i ka...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Zv. ministri Arbër Vokrri: Lista Serbe nuk do t’i fitojë zgjedhjet as në veri as në jug, disa ambasada po i mbështesin ata individë që bëjnë thirrje për dhunë

Extra AL PVC

Zv. ministri i Administratës Publike dhe Pushteti Lokal, në një intervistë për Tv Arbëria, duke i komentuar zhvillimet politike në veri në një vjetorin sulmit paramilitar të grupeve të armatosura nga Serbia, ka pohuar se ndryshimet në këtë hark kohor janë të jashtëzakonshme në këtë pjesë të vendit. Ai e ka lavdëruar guximin e Policisë së Kosovës në mbrojtje të integritetit territorial të shteti, ku edhe kishte rënë dëshmor, rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Sipas tij, disa aksione protestuese të kohëpaskohshme nga qytetarë serbë në atë pjesë, janë manifestim i tyre, por edhe të inkurajuar nga prania e bashkësisë ndërkombëtare. Mirëpo, në dallim nga këto grupe të vogla shumica e qytetarëve të zakonshëm i kërkojnë dy gjëra; një që pushteti në Kosovë nuk do “t’i lë në lloq”, pra që ata nuk do të kthehen përsëri nën tutelën e Listës Serbe, apo çfarë do formacioni tjetër të mbështetur nga Beogradi dhe e dyta siguri financiare, vende pune, investime etj.

Zyrtari qeveritar ne fjalë, ndër të tjera, ka pohuar se gabimisht fokusi i mediave, diplomatëve ndërkombëtarë si dhe i opozitës, kanë qenë më shumë të orientuar tek ata serbë që janë më të zëshëm, por jo te qytetarët e zakonshëm, duke krijuar përshtypje se kjo Qeveri po i shtyp të drejtat e serbëve.

Për më shumë, zv. ministri Vokrri ka hedhur akuza ndaj zyrave diplomatike në Kosovë se të njëjtit kanë shkuar deri atje se kanë mbështetur financiarisht shoqata dhe individë të komunitetit serb, të cilët jo vetëm që e pengojnë integrimin e këtij komuniteti, por kanë bërë thirrje për rebelim të tij ndaj shtetit të Kosovës. Si shembull të kësaj dukuri ai ka përmendur, organizatën “New Social Initiative” ku drejtuesit e saj, pas rastit të Banjskës kanë bërë thirrje të hapur për dhunë. Dhe të njëjtën organizatë e mbështet një pjesë e madhe e pranisë ndërkombëtare, ambasadat që funksionojnë në Prishtinë, etj

Zv. ministri Vokrri ka konstatuar se ndër efektet kryesore të aksioneve policore në veri, ka qenë edhe çlirimi i vullnetit politik të serbëve të Kosovës. Ai ka pohuar se Lista Serbe nuk do t’i fitojë zgjedhjet, në mesin e këtij komunitet kur do që mbahen ato dhe se në ngitje është një alternative tjetër politike. Dhe se më në fund po krijohet një ambient pluralist politik edhe te komuniteti serb. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

“E ardhmja e Ukrainës është në NATO”, thotë Stoltenberg pas takimit me Zelenskyn

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u takua...

Stradner: Vuçiqi po përgatitet të veprojë si Putini, e pret momentin e duhur gjeopolitik

Këshilltarja në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë, analistja dhe...

Mustafa i PDK-së i reagon Muratit: Çmimet që nga 2022 asnjëherë s’janë zvogëluar

Arben Mustafa, anëtar i Kryesisë së PDK-së, i ka...

Konjufca pranon propozimin për Projektligjin e pensionimit të vullnetshëm të parakohshëm të mësimdhënësve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur...

“E ardhmja e Ukrainës është në NATO”, thotë Stoltenberg pas takimit me Zelenskyn

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Nju Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të...

Stradner: Vuçiqi po përgatitet të veprojë si Putini, e pret momentin e duhur gjeopolitik

Këshilltarja në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë, analistja dhe njohësja e zhvillimeve në Ballkan, Ivana Stradner, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq do...

Mustafa i PDK-së i reagon Muratit: Çmimet që nga 2022 asnjëherë s’janë zvogëluar

Arben Mustafa, anëtar i Kryesisë së PDK-së, i ka reaguar Hekuran Muratit, ministër i Financave në Qeverinë e Kosovës, i cili u lavdërua për...