Restoranti me 70 portrete të Melonit hapet pranë kampit të emigrantëve në Shqipëri

Një restorant me temë kushtuar kryeministres italiane Giorgia Melonit...

Elshani: Rënia e Afrimit Bunjakut ka qenë një goditje për ne

Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonalë të Policisë së...

Drogë, dhunë, mashtrim dhe vjedhje, 13 të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 13 persona...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Veprimtari 102 vjeçar Rexhep Balidemaj e takon Gjeneralin Clark: Ti na ke shpëtuar në kohën e shfarosjes

Extra AL PVC

Veprimtari i çështjes kombëtare, Rexhep Balidemaj, 102 vjeç, ka takuar ish-komandantin e NATO-s, Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën e bombardimeve të NATO-s më 1999.

Balidemaj e falënderoi Clarkun që shpëtoi popullin shqiptar në kohën më të vështirë të tij. Ai e quajti “hero” dhe “shqiptar” Clarkun.

“Ti na ke shpëtuar në kohën më të vështirë që ka mujtë me ken…në kohën e shfarosjes. Shumë falimineres që mu dha rasti me pa komandantin e NATO-s, me pa heroin tonë, shqiptarin tonë”, i tha Balidemaj.

Videon e ka postuar në Facebook Bardhyl Mahmuti, një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Heroi i gjallë i Kombit, Rexhë Balidemaj (102 vjeç), që ka kaluar 13 burgje të Jugosllavisë, i shpreh mirënjohje gjeneralit Clark për kontributin që ka dhënë gjatë luftës në Kosovë! Respekt i përjetshëm Hero i gjallë i Kombit, Rexhë Balidemaj! Mirënjohje e përjetshme gjenaralit Wesley Clark!”, shkroi ai.

Rexhep Balidemaj u lind më 19 dhjetor 1922 në fshatin Martinaj të Gucisë. Për shkak të pikëpamjeve atdhetare, në vitin 1949 u dënua me 6 vjet burg të rëndë, të cilin e mbajti në Burgun e Goli Otokut, burgu më famëkeq në ish-Jugosllavi. Për herë të dytë u dënua me 3 vjet burg; për herë të tretë me dy vjet burg, të cilin e mbajti në Burgun e Kotorrit; për herë të katërt u dënua me 2 vjet burg, të cilin e mbajti në ishullin Gërgur; për herë të pestë u dënua me dy muaj burg; për herë të gjashtë u dënua me 5 vite burg, të cilat i mbajti në burgun e Prishtinës, Gjilanit dhe Gjurakovcit.

Në vitin 1946, ishte dërguar në Kiev të Bashkimit Sovjetik, (Ukrainë), ku kishte qëndruar dy vite dhe ishte aftësuat për pilot. Kështu ai edhe bëhet piloti i parë shqiptar i Aviacionit ushtarak. Në vitin 1948, kthehet në Zagreb të Kroacisë dhe fillon punën si pilot ushtarak.

Këtë biografi të tij e shkroi “Qendra: Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”.

Ndërkaq, Bardhyl Mahmuti më herët kishte nisur një iniciativë që të shpallet Balidemajn hero nga institucionet e Kosovës./Express/

spot_img

Të fundit

Restoranti me 70 portrete të Melonit hapet pranë kampit të emigrantëve në Shqipëri

Një restorant me temë kushtuar kryeministres italiane Giorgia Melonit...

Elshani: Rënia e Afrimit Bunjakut ka qenë një goditje për ne

Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonalë të Policisë së...

Drogë, dhunë, mashtrim dhe vjedhje, 13 të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 13 persona...

Tensioni në Liban, Blinken: Fokusi në shmangien e luftës në shkallë të plotë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se mënyra...

Restoranti me 70 portrete të Melonit hapet pranë kampit të emigrantëve në Shqipëri

Një restorant me temë kushtuar kryeministres italiane Giorgia Melonit është hapur në Shqipëri në rajonin ku qeveria italiane do të zbulojë dy qendra emigrantësh.Restoranti,...

Elshani: Rënia e Afrimit Bunjakut ka qenë një goditje për ne

Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonalë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, ka thënë se rënia në detyrë e Rreshterit Afrim Bunjaku...

Drogë, dhunë, mashtrim dhe vjedhje, 13 të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 13 persona për vepra të ndryshme penale. Siç njofton policia në pranga kanë rënë dy persona për...