Organizata Shqiptaria, ka reaguar rreth disa informative që kanë qarkulluar në rrjete sociale, rreth regjistrimit të popullsisë dhe përqindjes së komuniteteve fetare në Kosovë, shkruan TV Arbëria.
Organizata në fjalë shprehen mjaft të shqetësuar për përhapjen e këtyre informacioneve.
“Organizata ‘Shqiptaria’ shpreh shqetësim të thellë për përhapjen e informacioneve të pavërtetuara dhe të paverifikuara, kryesisht në rrjetet sociale, nga grupe dhe individë të lidhur me islamin politik. Këto informacione synojnë të manipulojnë opinionin publik lidhur me rezultatet e regjistrimit të popullsisë, të mbajtur nga 5 prilli deri më 17 maj 2024, veçanërisht duke deformuar përqindjet e komuniteteve fetare në Kosovë’, thuhet në reagim.
Tutje organizata Shqiptaria i drejtohet ASK-ës, me një thirrje, që të publikojnë të dhënat e sakta rreth përqindjes së komuniteteve fetare në Kosovë.
“I bëjmë thirrje urgjente Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) që të deklarohet menjëherë për këtë fenomen dhe të publikojë sa më parë rezultatet e sakta të regjistrimit. Çdo lëshim ndaj presioneve të këtyre grupeve dhe individëve për ndryshimin e tabelave faktike është e papranueshme për ne”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Komunikata e plotë:
Komunikatë për Shtyp nga Organizata ‘Shqiptaria’
Reagim lidhur me plasimin e informacioneve të pavërtetuara rreth regjistrimit të popullsisë dhe përqindjes së komuniteteve fetare në Kosovë
Organizata ‘Shqiptaria’ shpreh shqetësim të thellë për përhapjen e informacioneve të pavërtetuara dhe të paverifikuara, kryesisht në rrjetet sociale, nga grupe dhe individë të lidhur me islamin politik. Këto informacione synojnë të manipulojnë opinionin publik lidhur me rezultatet e regjistrimit të popullsisë, të mbajtur nga 5 prilli deri më 17 maj 2024, veçanërisht duke deformuar përqindjet e komuniteteve fetare në Kosovë.
I bëjmë thirrje urgjente Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) që të deklarohet menjëherë për këtë fenomen dhe të publikojë sa më parë rezultatet e sakta të regjistrimit. Çdo lëshim ndaj presioneve të këtyre grupeve dhe individëve për ndryshimin e tabelave faktike është e papranueshme për ne.
Organizata ‘Shqiptaria’ ka të faktuara të dhënat e regjistrimit të çdo anëtari dhe simpatizanti tonë. Anëtarët tanë kanë fotografuar formularët e regjistrimit në “tabletët” e regjistruesve, duke siguruar kështu autenticitetin dhe saktësinë e çdo deklarimi. Çdo tentativë për të ndikuar ose ndryshuar rezultatet e regjistrimit do të kundërshtohet me mjete ligjore dhe ne do t’i ndjekim përgjegjësit penalisht.
Paralajmërojmë se çdo ndryshim i vullnetit të qytetarëve të shprehur në regjistrim do të ketë pasoja ligjore dhe do të çojë në një regjistrim të kontestuar e të pabesueshëm.
Kërkojmë nga ASK të veprojë me transparencë të plotë dhe të publikojë rezultatet reale, duke mos lejuar asnjë ndikim nga grupe politike apo fetare.
‘Organizata ‘Shqiptaria’
24.09.2024 Prishtinë