Shtyhet seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen në fshatin Sadovinë e Çerkezëve

Për shkak se mbrojtësja e të akuzuarit Besmir Ismajli,...

QKUK: Rifillon dhënia e certifikatave mjekësore për leje për armëmbajtje

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), ka njoftuar...

Ndalimi i shamisë në shkolla ngjall polemika për të drejtat dhe rregullat

Bartja e shamisë, që ndryshe njihet edhe si hixhab,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti udhëton për në ShBA, merr pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Extra AL PVC

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të zhvillojë takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, sipas ZKM-së.

Zyra e Kryeministrit thotë se me pjesëmarrjen e Kurtit atje synohet edhe “thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere” dhe “fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse”.

“Përmes pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë dhe takimeve të parapara synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, dhe prezantimi i mundësive dhe përparësive që Republika e Kosovës ofron për investitorë të huaj”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Kurti së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla njoftohet se “gjithashtu do të takojnë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA dhe përfaqësues të shoqatave të diasporës atje”.

“Në fund të vizitës, kryeministri Kurti do mbajë ligjëratë në Universitetin prestigjioz Yale, mbi rrugëtimin demokratik të Republikës së Kosovës 25 vjet pas çlirimit, qeverisjen dhe rritjen ekonomike”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

spot_img

Të fundit

Shtyhet seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen në fshatin Sadovinë e Çerkezëve

Për shkak se mbrojtësja e të akuzuarit Besmir Ismajli,...

QKUK: Rifillon dhënia e certifikatave mjekësore për leje për armëmbajtje

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), ka njoftuar...

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për marrëveshjen bërthamore

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka thënë në Këshillin...

Papa Françesku i quan sulmet ajrore në Liban ‘të papranueshme’

Papa Françesku i quajti sulmet izraelite në Liban një...

Shtyhet seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen në fshatin Sadovinë e Çerkezëve

Për shkak se mbrojtësja e të akuzuarit Besmir Ismajli, avokatja Kosovare Kelmendi nuk ishte mirë me shëndet, është shtyrë seanca e së mërkurës në...

QKUK: Rifillon dhënia e certifikatave mjekësore për leje për armëmbajtje

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), ka njoftuar se ka rifilluar me dhënien e certifikatave mjekësore për leje për armëmbajtje. Në njoftim thuhet se...

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për marrëveshjen bërthamore

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka thënë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (UNGA) se Irani është i gatshëm për t’i dhënë...