Osmani në New York takohet me presidentin e Mauritanisë, flasin për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve

Gjatë qëndrimit në New York, presidentja e Kosovës Vjosa...

Largohet një kamerë ilegale në Prishtinë, pronari nuk dihet

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) me asistencë të...

Kosova me rritjen më të ulët të çmimeve në Ballkan, Serbia me më të lartën

Periudha e inflacionit dyshifror nga viti 2020 deri më...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Trumpi u njoftua për kërcënimet e dyshuara nga Irani për ta vrarë atë, thotë fushata e tij

Extra AL PVC

Zyrtarët e inteligjencës amerikane e njoftuan të martën ish-presidentin amerikan, Donald Trump, për kërcënimet e dyshuara nga Irani për ta vrarë atë, tha fushata e kandidatit republikan.

“Presidenti Trump u njoftua sot nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në lidhje me kërcënimet e vërteta dhe specifike nga Irani për ta vrarë atë, në përpjekje për destabilizim dhe për të shkaktuar kaos në Shtetet e Bashkuara”, tha fushata e Trumpit në një komunikatë të martën.

Ajo tha se zyrtarët e inteligjencës kanë zbuluar se kërcënimet iraniane “janë rritur në muajt e fundit” dhe se zyrtarët e Qeverisë amerikane janë duke punuar për ta mbrojtur Trumpin dhe për t’u siguruar se zgjedhjet nuk do të ndikohen.

Trump tha më herët në faqen e vet Truth Social se Irani përbën “kërcënim të madh” për jetën e tij, duke shtuar se përpjekjet e Iranit ishin të pasuksesshme “por ata do të tentojnë përsëri”.

Irani e ka mohuar në të kaluarën çdo pretendim të SHBA-së se po ndërhyn në çështjet amerikane.

Autoritetet amerikane janë duke i hetuar ndaras një tentim për ta vrarë Trumpin në fushën e tij të golfit në Floridë në shtator, dhe një incident me të shtëna në tubimin e kandidatit republikan për president më 13 korrik në Pensilvani.

Nuk ka tregues se Irani ka qenë i përfshirë në ndonjërin prej këtyre incidenteve.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjencitë e tjera federale të Shteteve të Bashkuara thanë javën e kaluar se hakerët iranianë u dërguan emaile të pakërkuara individëve të lidhur me fushatën e presidentit Joe Biden për zgjedhjet e nëntorit, të cilat përmbanin pjesë të të dhënave të vjedhura dhe jopublike të fushatës së Trumpit.

Ato thanë se kjo ishte një tjetër përpjekje e Teheranit për të ndikuar në zgjedhjet në SHBA.

Bideni ishte kandidat demokrat deri më 21 korrik, kur njoftoi se u tërhoq nga gara dhe e mbështeti Kamala Harrisin si zëvendësuese të tij.

Në gusht, Shtetet e Bashkuara e akuzuan Iranin se kreu operacione kibernetike kundër fushatave të dy kandidatëve për president amerikan.

Irani i mohoi akuzat./REL

spot_img

Të fundit

Osmani në New York takohet me presidentin e Mauritanisë, flasin për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve

Gjatë qëndrimit në New York, presidentja e Kosovës Vjosa...

Largohet një kamerë ilegale në Prishtinë, pronari nuk dihet

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) me asistencë të...

Kosova me rritjen më të ulët të çmimeve në Ballkan, Serbia me më të lartën

Periudha e inflacionit dyshifror nga viti 2020 deri më...

Fillon projekti për përzgjedhjen e mjekut familjar brenda zonës së banimit, MSH jep detaje

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka filluar Projekti...

Osmani në New York takohet me presidentin e Mauritanisë, flasin për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve

Gjatë qëndrimit në New York, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani. Osmani ka thënë se me homologun...

Largohet një kamerë ilegale në Prishtinë, pronari nuk dihet

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) me asistencë të Policisë së Kosovës kanë larguar kamerën e vendosur ilegalisht në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Kryeqytet. Inspektori...

Kosova me rritjen më të ulët të çmimeve në Ballkan, Serbia me më të lartën

Periudha e inflacionit dyshifror nga viti 2020 deri më 2023 tani është e kaluar, me përjashtim të Turqisë, ku inflacioni ndërvjetor në gusht ishte...