Tre persona të lënduar në aksidentin në rrugën Komoran-Drenas

Si pasojë e aksidentit të ndodhur në rrugën Komoran-Drenas,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Rrëfime rrënqethëse të familjarëve të Afrim Bunjakut: Nuk ishte vetëm i joni por i gjithë Kosovës

Extra AL PVC

Këtë të martë, më 24 shtator u bë një vit që nga sulmi terrorist në Banjskë, aty ku edhe mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Me këtë rast, liderët qeveritar, familjarë, koleg e miq vizituan familjen e të ndjerit Bunjaku, duke kujtuar veprën e të rënit për atdhe në krye të detyrës.

Familjarët e rreshterit Bunjaku për mediumin Kanal10 rrëfyen kujtimet për të.Vëllau, Mujë Bunjaku tha se ai me vullnet e plotë dëshirë i shërbeu vendit për vite me rradhë.

“Si fëmijë ishte i dashur edhe i rritur, por edhe kur filloi detyrën në policinë e Republikës së Kosovës. Ka qenë shumë i respktueshëm dhe e donin të gjithë”, tha ai.

Edhe xhaxhai, Gani Bunjaku bëri të ditur se që në vogjëli, Afrimi donte të bëhej polic.

” U regjistrua në gjimnazin e Vushtrrisë e kur iu dha mundësia kaloi në Akademinë e policëve. Ishte rreshter, e kur e emëruan në Mitrovicë tha se kurrë më i lumtur nuk ka qenë. Unë duke e njohur mentalitetin e popullit serb i thash të kishte kujdes se ata janë të uritur për gjak të shqiptarit. Tha nuk frikësohem se nuk jam duke shkuar në Serbi por duke shkuar në Mitrovicën e Kosovës”, tha mes tjerash ai.

Për Kanal10 foli edhe Qazim Bunjaku, djali i xhaxhait të tij i cili tregoi veçantit e heroit, tashmë të ndjerë,

“Afrimi ka qenë i urtë, i qetë e i sjellshëm, i afërt me familje e me shok të punës, atdhetar sa të duash. E donte punën jashtëzakonisht shumë, ne kemi pasur humbje por Afrimi s kishte qenë vetëm i joni, por i gjithë Kosovës”, deklaroi ai.

Për më shumë detaje linku në vazhdim:

spot_img

Të fundit

Një vit nga sulmi në Banjskë, Ambasadori italian në Kosovë: Atentat i madh ndaj sigurisë së Kosovës!

Janë bërë një vit nga nga sulmi terrorist në...

Tre persona të lënduar në aksidentin në rrugën Komoran-Drenas

Si pasojë e aksidentit të ndodhur në rrugën Komoran-Drenas,...

“S’është kino studio me ta vra policin, prralla, s’po flas me ty po me publikun, rri pra”/ Përplasja Tasholli – Kryeziu

  Një përplasje ka ndodhur në emisionin ‘Pressing’ në T7...

Lajçak zhvillon “diskutim strategjik” me diplomatët O’Brien dhe Kasanof për dialogun:Vazhdojmë në Bruksel javën tjetër

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,...

Një vit nga sulmi në Banjskë, Ambasadori italian në Kosovë: Atentat i madh ndaj sigurisë së Kosovës!

Janë bërë një vit nga nga sulmi terrorist në Banjskë i udhëhequr nga kryekrimineli Milan Radojçiq. Gjatë këtij sulmi u vra polici i Kosovës, Afrim...

Tre persona të lënduar në aksidentin në rrugën Komoran-Drenas

Si pasojë e aksidentit të ndodhur në rrugën Komoran-Drenas, tre persona kanë marrë lëndime trupore. Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Zëdhënësja e...

“S’është kino studio me ta vra policin, prralla, s’po flas me ty po me publikun, rri pra”/ Përplasja Tasholli – Kryeziu

  Një përplasje ka ndodhur në emisionin ‘Pressing’ në T7 mes analistave Ismail Tasholli dhe Taulant Kryeziu, derisa ishin duke diskutuar për zhvillimet në veri. Madje...