Ademi: Diplomacia jonë ka dështuar që t’i bindë ndërkombëtarët për rastin Banjska

Profesori i kriminalistikës, Mensut Ademi, thotë se diplomacia kosovare...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

AFP: Radoiçiqi është urdhëruar të raportojë rregullisht në policinë serbe, por akuzë s’ka

Extra AL PVC

Udhëheqësi i sulmit fatal ndaj policisë së Kosovës është urdhëruar të raportojë rregullisht tek autoritetet serbe, por ato nuk kanë ngritur akuza kundër tij, thanë zyrtarët të martën.

Pikërisht një vit më parë, Millan Radoiçiq udhëhoqi rreth 30 persona të armatosur që i zunë pritë një patrulle të policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, raporton AFP.

Në atë sulm mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Kosova e akuzoi Radoiçiqin në mungesë, por autoritetet serbe, të cilët e ndaluan për një kohë të shkurtër dhe më pas e liruan atë, nuk kanë ngritur akuza.

Qeveria e Kosovës, e cila ka kërkuar ekstradimin e tij, akuzoi Beogradin se po përpiqet të mbrojë Radoiçiqin nga ndjekja penale.Zyrtarët serbë thonë se rasti duhet të shqyrtohet në “gjykatat serbe”.

“Radoiçiqi u mor në pyetje në Beograd më 3 tetor, kur iu konfiskua pasaporta”, tha një përfaqësues i Gjykatës së Lartë të Beogradit për AFP të martën.

“Ai është urdhëruar që të mos largohet nga Serbia apo të udhëtojë në Kosovë… dhe të paraqitet në polici në datën e parë dhe 15 të çdo muaji”.

Prokurori publik serb shtoi se hetimi ndaj Radoiçiqit ishte “në vazhdim”.

Pas pritës më 24 shtator 2023, grupi i Radoiçiqit u barrikadua në një manastir ortodoks afër Banjskës, nga ku, pas shkëmbimit të zjarrit mes tyre dhe njësive speciale të Policisë së Kosovës, ku mbetën tre prej agresorëve të vrarë, grupi i mbetur u arratis në Serbi.

Në fillim të këtij muaji, autoritetet e Kosovës paditën Radoiçiqin dhe 44 persona të tjerë për sulmin fatale.

Gjyqi i tyre do të fillojë të mërkurën në Kosovë, por vetëm tre nga 45 të akuzuarit do të jenë të pranishëm. Pjesa tjetër do të gjykohet në mungesë.

Siç raporton AFP, Beogradi dhe Prishtina kanë refuzuar të bashkëpunojnë për këtë rast.

spot_img

Të fundit

“S’është kino studio me ta vra policin, prralla, s’po flas me ty po me publikun, rri pra”/ Përplasja Tasholli – Kryeziu

  Një përplasje ka ndodhur në emisionin ‘Pressing’ në T7...

Lajçak zhvillon “diskutim strategjik” me diplomatët O’Brien dhe Kasanof për dialogun:Vazhdojmë në Bruksel javën tjetër

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,...

Ademi: Diplomacia jonë ka dështuar që t’i bindë ndërkombëtarët për rastin Banjska

Profesori i kriminalistikës, Mensut Ademi, thotë se diplomacia kosovare...

Vuçiq: Nuk jemi shërbëtorë as të Rusisë, as të SHBA-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha shteti i tij...

“S’është kino studio me ta vra policin, prralla, s’po flas me ty po me publikun, rri pra”/ Përplasja Tasholli – Kryeziu

  Një përplasje ka ndodhur në emisionin ‘Pressing’ në T7 mes analistave Ismail Tasholli dhe Taulant Kryeziu, derisa ishin duke diskutuar për zhvillimet në veri. Madje...

Lajçak zhvillon “diskutim strategjik” me diplomatët O’Brien dhe Kasanof për dialogun:Vazhdojmë në Bruksel javën tjetër

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka darkuar me Ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe...

Ademi: Diplomacia jonë ka dështuar që t’i bindë ndërkombëtarët për rastin Banjska

Profesori i kriminalistikës, Mensut Ademi, thotë se diplomacia kosovare ka dështuar që t’i bindë faktorët ndërkombëtarë se çfarë ka ndodhur sot një vit më...