Tre persona të lënduar në aksidentin në rrugën Komoran-Drenas

Si pasojë e aksidentit të ndodhur në rrugën Komoran-Drenas,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Identifikohen shkelje në tenderin afro 4 milionësh të Ministrisë së Rozeta Hajdarit

Extra AL PVC

Iniciativa për Progres, ka identifikuar shkelje procedurale me rastin e vlerësimit dhe njoftimit të palëve pjesëmarrëse në procesin e tenderimit “Ndërtimi e Infrastrukturës në Parku Industrial në Livadicë, Podujevë” aktivitet i shpallur nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) më datë 05.06.2024 dhe me vlerë të parashikuar 3,882,152.00€.

Siç njofton INPO, Ministria e udhëhequr nga Rozeta Hajdari, në cilësinë e autoritetit kontraktues (AK), ka dështuar të nxjerrë në kohë vendimin për rezultatet e vlerësimit të ofertave në këtë proces tenderimi.

Ky vendim është nxjerrë dhe publikuar pas 71 ditëve, dhe vetëm pas kërkesës së INPO-së drejtuar kësaj ministrie, pavarësisht që kjo do duhej bërë ex officio, sipas nenit 54 të Ligjit për Prokurim Publik, nenit 40 par.3 dhe 45 par.32 të Rregullores për Prokurim Publik.

“Referuar këtyre dispozitave, kurdo që një autoritet kontraktues eliminon një kandidat ose tenderues nga pjesëmarrja e mëtutjeshme në aktivitetin e prokurimit, autoriteti i tillë kontraktues duhet që menjëherë të njoftojë kandidatin ose tenderuesin me shkrim mbi këtë fakt. Njoftimi mbi vendimin e autoritetit për ekzaminimin, vlerësimin dhe krahasimin e tenderëve duhet të kryhet brenda periudhës më të shkurtër, jo më shumë se 30 ditë nga hapja e ofertave (neni 40 i Rregullores). Pas miratimit të raportit vlerësues nga ZPP, AK do të përgatitë dhe publikoj Formularin B58 Njoftimin mbi vendimin e AK në platformën e prokurimit elektronik.

Lidhur me këtë, vlerësojmë se moszbatimi efikas i procedurave të vlerësimit dhe publikimit të njoftimit krijon vështirësi për operatorët ekonomikë në njohjen e rezultateve të hapjes së ofertave dhe statusin e lëndëve të tyre. Prandaj, INPO kërkon që MINT të rishikojë këto praktika në mënyrë që të sigurojë informim të plotë për të gjitha palët e interesuara, si dhe të evitoj zvarritjen e procedurave të prokurimit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e INPO.

spot_img

Të fundit

Tre persona të lënduar në aksidentin në rrugën Komoran-Drenas

Si pasojë e aksidentit të ndodhur në rrugën Komoran-Drenas,...

“S’është kino studio me ta vra policin, prralla, s’po flas me ty po me publikun, rri pra”/ Përplasja Tasholli – Kryeziu

  Një përplasje ka ndodhur në emisionin ‘Pressing’ në T7...

Lajçak zhvillon “diskutim strategjik” me diplomatët O’Brien dhe Kasanof për dialogun:Vazhdojmë në Bruksel javën tjetër

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,...

Ademi: Diplomacia jonë ka dështuar që t’i bindë ndërkombëtarët për rastin Banjska

Profesori i kriminalistikës, Mensut Ademi, thotë se diplomacia kosovare...

Tre persona të lënduar në aksidentin në rrugën Komoran-Drenas

Si pasojë e aksidentit të ndodhur në rrugën Komoran-Drenas, tre persona kanë marrë lëndime trupore. Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Zëdhënësja e...

“S’është kino studio me ta vra policin, prralla, s’po flas me ty po me publikun, rri pra”/ Përplasja Tasholli – Kryeziu

  Një përplasje ka ndodhur në emisionin ‘Pressing’ në T7 mes analistave Ismail Tasholli dhe Taulant Kryeziu, derisa ishin duke diskutuar për zhvillimet në veri. Madje...

Lajçak zhvillon “diskutim strategjik” me diplomatët O’Brien dhe Kasanof për dialogun:Vazhdojmë në Bruksel javën tjetër

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka darkuar me Ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe...