Derbi i përjetshëm mes Yllit të Kuq dhe Partizanit të Beogradit ka përfunduar në mënyrën më të keqe për Aleksandar Stanojevic.
Trajneri i bardhezinjve ka pësuar disa prerje në fytyrë për shkak të reagimit të dhunshëm të tifozëve të tij, të cilët kanë shkuar pas trajnerit dhe lojtarëve pasi humbën derbin e qytetit 0-4. Konkretisht, serbi përveç shenjave në të gjithë fytyrën. kishte një njollë në ballë dhe hundë të thyer.
Gjithçka nisi me përfundimin e ndeshjes dhe humbjen e vendasve. Tensioni për rezultatin u kthye në dhunë dhe lojtarët e Partizanit u përleshën mes tyre në tunelin e dhomave të zhveshjes, ku u desh të ndërhynte Policia, por më e keqja erdhi më vonë, kur tifozët ultra arritën të futen fshehurazi në dhomat e zhveshjes.
Atje ata filluan të hedhin sende në drejtim të Stanojevicit dhe stafit, të cilët pësuan lëndime pas një plasje xhami, sipas trajnerit. “Tifozët e pakënaqur thyen xhamin në dhomën e zhveshjes. Xhami më goditi dhe më preu. Nuk ka ndodhur asgjë tjetër”, ka shpjeguar trajneri i Partizanit në një konferencë për shtyp.
“Nëse do të ishte 0-0 nuk do të kisha ardhur, por duhet të tregoja respekt.
Trajneri i Yllit të Kuq, Vladan Milojevic, shprehu mbështetjen e tij për Stanojevic dhe dënoi incidentet që ndodhën: “Këto nuk janë gjëra të mira për futbollin. Ne nuk dërgojmë një imazh të mirë. Nuk duhet ngritur në nivelin e luftës, ky është thjesht futboll.