CEFTA, ministri gjerman: Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për Kosovën

CEFTA, ose marrëveshja e re për tregti të lirë...

Hoxha: Kemi qëlluar më shumë se tre terroristë në Banjskë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë...

Pacolli takohet me presidentin e Togos: U përfol se ky shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës, epilogu do të jetë ndryshe

  Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli është takuar me presidentin...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Studimi gjen se ka një shkallë të lartë mosbesimi mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë

Extra AL PVC

Tensionet politike në lidhje me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, moskuptimi i pozitës specifike dhe nevojave të komunitetit serb nga ana e shumicës shqiptare, si dhe niveli i lartë i nacionalizmit, janë disa nga faktorët që thellojnë ndasitë ndëretnike në Kosovë.

Këto janë gjetjet kryesore të Studimit mbi gjendjen e marrëdhënieve etnike në Kosovë – Indeksi i Besimit, të cilin e ka realizuar Qendra Barabar. Kjo qendër është themeluar nga organizatat joqeveritare Integra nga Prishtina dhe Qendra për Aksion Shoqëror Afirmativ nga Mitrovica e Veriut me qëllim të promovimit të një Kosove multietnike dhe shumëgjuhësore, dialogut, tolerancës dhe ndërtimit të besimit.

Hulumtimet për studimin lidhur me gjendjen e marrëdhënieve etnike janë kryer nga fundi i marsit deri në mesin e prillit të vitit 2024, ku kanë marrë pjesë 500 të anketuar, nga të cilët 302 ishin shqiptarë dhe 192 serbë.

Rreth 57 të anketuar nga komuniteti serb dhe rreth 52 nga komuniteti shqiptar mendojnë se shqiptarët dhe serbët e Kosovës kurrë nuk do të mund t’i besojnë më njëri-tjetrit, ndërsa mbi 69 për qind e të anketuarve nga komuniteti serb dhe mbi 64 për qind nga ai shqiptar, vlerësojnë se është e rëndësishme të arrihet pajtimi, në mënyrë që gjeneratat e ardhshme të jetojnë më mirë.

Rezultatet e Studimit mbi marrëdhëniet etnike u prezantuan më 24 shtator në Prishtinë, në njëvjetorin e sulmit në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i serbëve të armatosur vranë një polic të Kosovës. Gjatë këmbimit të zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë. Këtij sulmi i paraprin kriza të vazhdueshme në veri të Kosovës si pasojë e daljes së serbëve nga institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të konvertuar targat e lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës.

Në pyetjen si të gjendet zgjidhja?”, 71 për qind e të anketuarve nga komuniteti serb dhe 62 për qind nga ai shqiptar thanë se promovimi i paqes dhe tolerancës nga politikanët e të gjitha komuniteteve do të ndihmonte në arritjen e paqes dhe tolerancës në Kosovë.

Gjithashtu, narrativët publikë dhe gjuha e urrejtjes në hapësirën publike u përmendën si një nga faktorët kryesorë që nxisin mosbesimin ndërmjet komuniteteve etnike në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë më 9 korrik raportoi se ekziston një narrativë negative kur bëhet fjalë për bashkëjetesën e serbëve dhe shqiptarëve, pas së cilës ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ngriti këtë çështje në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës. Ai theksoi se bashkëjetesa duhet të ishte një dukuri krejtësisht normale në një shoqëri multietnike.

Sektori civil, nga ana tjetër, theksoi se bashkëpunimi midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë kryesisht zhvillohet “prapa perdeve” për shkak të retorikës së përdorur nga politikanët. Në përfundimin e Studimit mbi gjendjen e marrëdhënieve etnike në Kosovë, thuhet se të anketuarit nga të dyja komunitetet kanë shfaqur skepticizëm ndaj marrëdhënieve të ndërsjella, por njëkohësisht kanë treguar edhe një farë optimizmi dhe interesimi për përmirësimin e tyre.

“Përqindja e lartë e qëndrimeve negative tregon për një mosbesim të thellë të rrënjosur, por një numër i konsiderueshëm i të anketuarve të pavendosur tregon se ekziston hapësirë për ndryshime potenciale”, tha Boban Simiq nga organizata joqeveritare Qendra për Aksion Shoqëror Afirmativ.

Komuniteti shqiptar dhe serb në Kosovë janë të ndarë thellë që nga lufta e fundit më 1998/99, kur u vranë rreth 13. 000 persona – kryesisht shqiptarë. Gjithashtu, të zhdukur konsiderohen edhe afër 1.600 të tjerë.

Ndërkohë, që nga viti 2011 Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, proces që ka për qëllimin normalizimin e raporteve mes dy vendeve. /REL

spot_img

Të fundit

CEFTA, ministri gjerman: Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për Kosovën

CEFTA, ose marrëveshja e re për tregti të lirë...

Hoxha: Kemi qëlluar më shumë se tre terroristë në Banjskë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë...

Pacolli takohet me presidentin e Togos: U përfol se ky shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës, epilogu do të jetë ndryshe

  Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli është takuar me presidentin...

Arrestohet në Jarinjë serbi që ditë më parë pagoi 30 mijë euro dorëzani, tentoi të ikte nga Kosova

Është arrestuar Sinisha Nedeljkoviq, pasi tentoi të ikte nga...

CEFTA, ministri gjerman: Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për Kosovën

CEFTA, ose marrëveshja e re për tregti të lirë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së ishte një nga temat kryesore të ministerialit të...

Hoxha: Kemi qëlluar më shumë se tre terroristë në Banjskë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se forcat policore kanë arritur të eliminojnë tre terroristë dhe të arrestojnë tre të tjerë...

Pacolli takohet me presidentin e Togos: U përfol se ky shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës, epilogu do të jetë ndryshe

  Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli është takuar me presidentin e Republikës së Togos, Faure Gnassingbé. Pacolli përmes një shkrimi në Facebook tha se Gnassingbé e...