Digjet një pjesë e vilës së deputetit të VV-së, flet Bjaqinovci: Jam duke shkuar në vendin e ngjarjes

Në afërsi të Bjeshkëve të Bajgorës është djegur një...

Gërvalla takon homologun grek, flasin për situatën në Ballkan

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kosova nënshkruan tri marrëveshje të rëndësishme me Suedinë për ekstradim dhe ndihmë juridike

Extra AL PVC

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Sekretarin e Shtetëror të Mbretërisë së Suedisë, Mikael Kullberg. Pas takimit, ata nënshkruan tri Marrëveshje Bashkëpunimi që fokusohen në forcimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë.

Republika e Kosovës bëhet kështu shteti i parë në Ballkan që lidhë marrëveshje të tilla me Suedinë, një hap i rëndësishëm në avancimin e partneritetit mes dy vendeve.

Në njoftim thuhet se ministrja Haxhiu theksoi se “ky akt është një hap tutje në avancimin dhe thellimin e partneritetit dhe bashkëpunimit në mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë në fushën juridike ndërkombëtare,”

Marrëveshja e parë, për Ndihmë Juridike të Ndërsjellë në Çështjet Penale, ka për qëllim krijimin e një baze ligjore dypalëshe që do të harmonizojë procedurat për ndihmë juridike mes dy vendeve, duke garantuar një bashkëpunim më efikas.

Marrëveshja për Ekstradim, e cila është gjithashtu e rëndësishme, “përmban rregullime të hollësishme për procedurat që do të ndiqen nga momenti i parashtrimit të kërkesës për ekstradim deri në dorëzimin e personit të ekstraduar,” theksoi ministrja.

Ndërsa, Marrëveshja për Transferimin e Personave të Dënuar synon të përmirësojë bashkëpunimin në fushën e drejtësisë dhe rehabilitimin social të personave të dënuar, duke lejuar transferimin e tyre për ekzekutimin e dënimeve në shtetin e vendbanimit të përhershëm.

Këto marrëveshje shënojnë një hap të rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës dhe forcimin e sistemit të drejtësisë.

spot_img

Të fundit

Digjet një pjesë e vilës së deputetit të VV-së, flet Bjaqinovci: Jam duke shkuar në vendin e ngjarjes

Në afërsi të Bjeshkëve të Bajgorës është djegur një...

Gërvalla takon homologun grek, flasin për situatën në Ballkan

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla,...

“Serbët po përgatiten ….”, Sveçla flet për sulmin në Banjskë, turproja nuk i ndahet, i qëndron terë kohën prapa

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kujtuar...

Shefi i Zyrës së BE-së: Autorët e agresionit në Banjskë të dalin sa më shpejtë para drejtësisë

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë,...

Digjet një pjesë e vilës së deputetit të VV-së, flet Bjaqinovci: Jam duke shkuar në vendin e ngjarjes

Në afërsi të Bjeshkëve të Bajgorës është djegur një pjesë e vilës së deputetit Mefail Bajqinovci. Deputeti i VV-së Bajqinovci tha se është duke...

Gërvalla takon homologun grek, flasin për situatën në Ballkan

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, dhe homologu i saj grek, Giorgos Gerapetritis, diskutuan për forcimin e partneritetit ekonomik dhe bashkëpunimit...

“Serbët po përgatiten ….”, Sveçla flet për sulmin në Banjskë, turproja nuk i ndahet, i qëndron terë kohën prapa

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kujtuar Rreshterin Afrim Bunjaku në përvjetorin e parë që nga vrasja e tij në krye të...