Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Trepça dërgon padi për një ish-punëtor, thotë se kishte marrë pagë pa punuar

Trepça dërgon padi për një ish-punëtor, thotë se kishte marrë pagë pa punuar

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka dërguar padi për kompensim të dëmit nga një punëtor i cili thuhet se ka përfituar pagë pa punuar.Në njoftim thuhet se i njëjti ka përfituar pagë të dhënë pa bazë.

Njoftimi:

Me datën 24.9.2024 Menaxhmenti i Trepça Sh.A. ka dërguar Padi për kompensimin e dëmit në emër të pasurimit pa bazë ndaj kontratës me nr.prot:545 për shkak se i njëjti ka vazhduar të marrë pagë nga Trepça Sh.A., pa punuar, me ç’rast i njëjti ka përfituar pagë të dhënë pa bazë (pasurimi i pa bazë).Andaj, Trepça Sh.A. në pajtim me nenin 194 të LMD-së ka paraqitur këtë padi për kompensimin e dëmit në emër të pasurimit pa bazë.