Një vit pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, disa banorë serbë të këtij fshati thanë se ndihen të sigurt për shkak të prezencës së Policisë së Kosovës.
“Nuk di asgjë. Po ndihem e sigurt këtu. Nuk di asgjë”, tha një banore serbe.
Një banor tjetër i tha RTV21 se ndihet i sigurt në veri dhe kanë mundësi me jetu mirë pavarësisht nacionalitetit.
“Nuk është keq, por mundet edhe më mirë. Njëri tjetrit sa të mundemi i ndihmojmë edhe kishtu. Po ndihem i sigurt, nuk mund ta them atë çka nuk është. Momentalisht sutata është e sigurt dhe ndihemi të sigurt. Nuk kena frik se këtu janë edhe Policia. Mundet me qenë edhe ma mirë, por edhe kështu mirë është. Mos të thashtë zoti të përseritet më sulmi i Bansjkës. Ka ndodh ajo që ka ndodh. Kena mundësi me jetu më mirë, pavarësisht nacionalitetit”, tha një banor.