Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Elshani: Situata në veri krahasuar me vitin e kaluar është si nata me ditë

Elshani: Situata në veri krahasuar me vitin e kaluar është si nata me ditë

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani në njëvjetorin e agresionit të Banjskës dhe rënies së heroit Afrim Bunjaku, tha se tani situata e sigurisë është shumë më ndryshe dhe se Policia e Kosovës është në secilën pjesë të vendit.

“Situata e sigurisë në veri të vendit është më ndryshme, pozitivisht po mendoj. Sigurisht se në vitin 2022 madje 2023 deri në shtator të vitit 2023 ka qenë një periudhë me plotë të panjohura. Pas rastit të Banjskes situata është qartësuar. Policia e Kosovës është në secilën pjesë të vendit, reagimet tona janë të menjëhershme, çdo informacion qe kemi ne reagojmë”, tha Elshani.

Ai tutje tha se situata në krahasimi me vitin e kaluar është si “nata me ditë”.

“Krahasimi me vitin e kaluar është si nata me ditë për arsye se tani ne e dimë terrenin, i njohim rrugët, zonën, kemi informacione, komunikojmë me njerëz, është një situatë krejt ndryshme dhe kemi pasë nevojë për kohë të mbërrijmë në këtë fazë ku jemi tash. Ajo që është më rëndësi është se ka pasur shumë zhvillime gjatë vitit 2022 dhe 2023 të cilat kanë bë që shumë grupe kriminale apo njerëz që kanë të kaluar kriminale ose të jenë të arrestuar apo të mos jenë këtu”, tha Elshani për rtv21

Elshani gjatë një interviste për RTV21 tha se Policia e Kosovës do të vazhdojë të punojë se nuk e kanë në plan të tërhiqen.

Powered by WordPress