Voziti 122 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 40 km/h, gjobitet shoferi në Viti

Një shofer në Viti është gjobitur me 400 euro,...

Pagat e anëtarëve joprokurorë nxisin mospajtime mes u.d. Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryesuesit të KPK-së

Ardian Hajdaraj, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK),...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti: Serbia është përgjegjëse për vrasjen e Afrim Bunjakut, për këtë kërkojmë ndihmën e ndërkombëtarëve

Extra AL PVC

Kryeministri Albin Kurti bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, si dhe një pjesë të kabinetit të tij qeveritar, kanë bërë sot homazhe pranë varrit të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku në njëvjetorin e rënies së tij.

Ai tha se heroi Afrim Bunjaku lartësoi shtetin e Kosovës edhe për popullin e Kosovës, por edhe opinionin publik ndërkombëtar, raporton Gazeta Express.

“Rënia e Afrim Bunjakut është dëshmi që Kosova edhe i del zot vetes edhe ngadhënjen në çdo betejë. Sot që po flasim, Kosova nuk ka burime të brendshme që e cenojnë sigurinë apo stabilitetin e të cilat ne nuk arrijmë t’i kontrollojmë apo menaxhojmë. Anembanë Kosovës, në çdo cep është shteti i Kosovës, shteti i Republikës demokratike dhe të pavarur të Kosovës, të cilës i shërbejmë me nder dhe përkushtim. Numri i policëve me kadetë të rinj po rritet, morali i policisë sonë edhe ushtrisë tonë kurrë s’ka qenë më i lartë, andaj kjo sakrificë, ky flijim i rreshterit të policisë, të heroit Afrim Bunjaku ia ka vlejtur fort për Policinë, për shtetin dhe për gjeneratat e ardhshme”.

Ai tha se me rënien e tij nuk ranë policë të tjerë, ndërsa për kolegët e Afrim Bunjakut që ishin me të kur u sulmuan, tha se nuk lejuan që trupi i tij të bie në dorën e grupit terrorist.

“Duke rënë Afrim Bunjaku nuk kanë rënë shumë policë të tjerë dhe ata policë që ishin në betejë bashkë me të nuk lejuan që trupi i pajetë i heroit tonë të bie në duart e forcave armike e forcat që ishin të financuara dhe të dirigjuara nga Serbia me paramilitarë që kishin shumë më tepër armatim sesa Afrim Bunjaku me shokë ikën me turp, i lanë të vrarët dhe të plagosurit e tyre dhe sot fshihen nëpër Serbi sepse e dinë që e kanë humbur betejën njëherë e përgjithmonë me shtetin tonë dhe me popullin tonë liridashës”.

Kurti tha se për vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku përgjegjëse është Serbia dhe se ajo duhet të japë përgjegjësinë. Këtu ai kërkoi ndihmën e ndërkombëtarëve.

“Serbia është përgjegjëse, andaj Serbia duhet të japë përgjegjësi. E në këtë pikë ne kërkojmë mbështetjen, ndihmën, përkrahjen e faktorëve ndërkombëtarë. Idealet e dëshmorëve për neve do t’i jetësojmë e po i jetësojmë, ndërkaq kujtimin tonë për ta do ta përjetësojmë e po e përjetësojmë. Sot në Banjskë të Zveçanit është vendosur tabela në të cilën shkruan rruga “Afrim Bunjaku”. Kjo është rruga e të gjithë neve”.

spot_img

Të fundit

Voziti 122 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 40 km/h, gjobitet shoferi në Viti

Një shofer në Viti është gjobitur me 400 euro,...

Pagat e anëtarëve joprokurorë nxisin mospajtime mes u.d. Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryesuesit të KPK-së

Ardian Hajdaraj, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK),...

Zgjedhjet e 9 shkurtit: KQZ-ja del me një njoftim për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar...

Kusari: Njollë e zezë, turp për RTK-në – KPM gjeti se ajo mashtroi me informacion të pavërtetë kundër Nacionales dhe Periskopit

Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari thotë se “propaganda e dobët e VV-së kundër mediave përmes veglës së tij RTK-së, propagandë kjo...

Voziti 122 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 40 km/h, gjobitet shoferi në Viti

Një shofer në Viti është gjobitur me 400 euro, masë ndalimi prej 9 mujash dhe 4 pikë negative. Ai ka tejkaluar shpejtësinë derisa në zonën...

Pagat e anëtarëve joprokurorë nxisin mospajtime mes u.d. Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryesuesit të KPK-së

Ardian Hajdaraj, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), në mbledhjen e 253-të këtij Këshilli të mbajtur të martën, tha se pika e rëndit...