ShKK nënshkruan memorandum të bashkëpunimit me KGJK-në

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës,...

IPK-ja bën homazhe në nderim të veprës dhe heroizmit të Afrim Bunjaku

Kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Kushtrim Hodaj,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

“I thashë ruju, më tha që s’ka frikë”, vëllai i Afrim Bunjakut tregon telefonatën e fundit me të

Extra AL PVC

Muj Bunjaku, vëllai i heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, ka treguar telefonatën e fundit që pati me vëllain e tij para se të vritej në sulmin terrorist më 24 shtator të vitit të kaluar.

Ai thotë se e kishte porositur që të ruhej meqë situata s’ishte e mirë, por se Afrimi i ishte përgjigjur se s’kishte frikë.

“Kemi folë nja gjysmë ore dhe i thashë ruju, sikur kur ta tregon Zoti, i thashë ruju se nuk është situata e mirë. Ai tha “jo se nuk frikësohem se është tokë e jona. Asnjë pikë frikë s’e kam”. Duhet ta çojmë në fund amanetin e Afrimit dhe ruajmë çdo milimetër të Kosovës”, tha Bunjaku në Klan Kosova.

Ai ka treguar edhe për atë se si po e përjeton familja e tij mungesën e Afrimit, duke shtuar se ai që e përmend më shumë është djali i tij i vogël,

“Vajza e tij, është në Gjermani, ndërsa shoqja [bashkëshortja] është me djemtë në Kosovë. Djali i madh është i punësuar, djali i vogël shkon në shkollë. Është shumë e vështirë se djali i vogël, 11 vjeç, e përmend shpesh. Ka qenë shumë i lidhur dhe Afrimi e ka dashtë shumë”.

Muj Bunjaku thotë se si familje e ndiejnë dhimbjen, por edhe krenarinë për veprën e Afrimit, ndërsa tregoi se familja e tij ka shumë mbështetje, qoftë nga institucionet, qoftë nga vetë populli.

“Ka qenë një vit shumë i vështirë, por jemi krenarë. Përkrahja është e madhe, duke filluar nga institucionet, popullata, Shqipëria, deri në Australi të largët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, nga të gjitha anët dhe kjo po na mban shumë, përkrahja është e madhe edhe krenaria është e madhe. Afrimi nuk ishte vetëm djali ynë, por i krejt kombit shqiptar”./Express/

spot_img

Të fundit

ShKK nënshkruan memorandum të bashkëpunimit me KGJK-në

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës,...

IPK-ja bën homazhe në nderim të veprës dhe heroizmit të Afrim Bunjaku

Kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Kushtrim Hodaj,...

Banorët serbë ndihen të sigurt në veri

Një vit pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit,...

ShKK nënshkruan memorandum të bashkëpunimit me KGJK-në

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj kanë nënshkruar Memorandum...

“Asnjë komunë nuk e vendosi emrin e Afrim Bunajkut në ndonjë rrugë” – Spahiu kritikon komunat për mosrespektimin ndaj heroit Afrim Bunjaku

Analisti politik Nexhmedin Spahiu, shpërthen me kritika ndaj partive politike, lidhur me temën e emërtimit të rrugëve, me emrin e policit të vrarë, Afrim...

IPK-ja bën homazhe në nderim të veprës dhe heroizmit të Afrim Bunjaku

Kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Kushtrim Hodaj, nën shoqërinë e bashkëpunëtorëve të tij, ka bërë homazhe tek varri i rreshterit, Afrim Bunjakut. Në...