Gjuajtje me armë zjarri në afërsi të një shkolle në Klinë

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në afërsi...

Suedia: Irani u dërgoi mesazhe suedezëve duke i nxitur për hakmarrje për djegien e Kuranit

Suedia thotë se Irani është përgjegjës për mijëra mesazhe...

Nepotizëm i pastër: Sveçla ia bën Drejtor të Emergjencave vëllain e deputetës së VV’së

Genc Metaj, vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Çfarë pasojash ka zemërimi dhe emocionet negative tek zemra

Extra AL PVC

Emocioni i zemërimit është një nga më sfiduesit dhe më drobitësit për shpirtin dhe organizmin.

Zemërimi shpesh është burimi i zgjedhjeve të gabuara, marrëdhënieve të prishura dhe akteve të dhunës.

Por trauma më e madhe që shkakton zemërimi është pikërisht në organizëm.

Zemërimi dobëson trurin, sistemin imunitar, tretjen dhe zemrën.

Çfarë pasojash ka zemërimi tek zemra?

Hormonet e stresit siç janë adrenalina dhe kortizoli lëshohen me vrull në gjak gjë që shkakton skuqjen e lëkurës, ndjesinë sikur zemra të del nga kraharori dhe rritjen e tensionit të gjakut.

Këto simptoma i bëjnë njerëzit e prekur nga zemërimi kronik më të predispozuar të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Rreziku i të përjetuarit një atak në zemër besohet të jetë pesëfish më i lartë në dy orët e para pas një episodi zemërimi.

Nga ana tjetër, rreziku i goditjes nga ishemia është katër herë më i lartë pas çdo episodi zemërimi, thonë ekspertët.

Kjo nuk do të thotë se nëse zemëroheni në këtë moment do të pësoni një atak në zemër apo ishemi.

Megjithatë, rreziku i sëmundjeve koronare si pasojë e zemërimit të shprehur ose jo është tepër i lartë.

Vetërpërmbajta dhe mos shprehja e zemërimit ka gjithashtu një ndikim të fortë tek zemra thonë mjekët.

Një qasje më e shëndetshme ndaj zemërimit është identifikimi i arsyeve dhe ndjenjave përpara se të humbisni kontrollin.

Zemërimi konstruktiv i cili ka të bëjë me shprehjen e ndjenjave në komunikim të drejtpërdrejtë me personin që ka nxitur këtë emocion, është një veprim i shëndetshëm që nuk shkakton probleme me zemrën.

Emocionet e tjera negative dhe shëndeti i zemrës

Zemërimi nuk është i vetmi emocion që ka një ndikim kaq të fortë tek shëndeti i zemrës.

Stresi, ankthi, frika dhe depresioni të gjitha lënë nga një gjurmë të painjorueshme në shëndetin e zemrës.

Emocionet e vazhdueshme negative kanë lidhje të fortë me rrezikun e bllokimit të enëve të gjakut dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Këto emocione rrisin ndjeshëm nivelet e kimikateve që shkaktojnë inflamacion në trup

Humori i mirë, qetësimi dhe meditimi ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Shkencëtarët thonë se shëndeti i zemrës nuk varet plotësisht tek ushqimi, aktiviteti fizik apo mospirja e duhanit.

Emocionet pozitive, e qeshura, humori, meditimi dhe marrëdhëniet sociale ndikojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

spot_img

Të fundit

Gjuajtje me armë zjarri në afërsi të një shkolle në Klinë

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në afërsi...

Suedia: Irani u dërgoi mesazhe suedezëve duke i nxitur për hakmarrje për djegien e Kuranit

Suedia thotë se Irani është përgjegjës për mijëra mesazhe...

Nepotizëm i pastër: Sveçla ia bën Drejtor të Emergjencave vëllain e deputetës së VV’së

Genc Metaj, vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe...

Elon Musk me superlativa për Giorgia Melonin: Një njeri i bukur

Elon Musk zgjodhi fjalë të ndjera për të prezantuar...

Gjuajtje me armë zjarri në afërsi të një shkolle në Klinë

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në afërsi të një shkolle në Klinë.Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i policisë për...

Suedia: Irani u dërgoi mesazhe suedezëve duke i nxitur për hakmarrje për djegien e Kuranit

Suedia thotë se Irani është përgjegjës për mijëra mesazhe me shkrim që u ishin dërguar njerëzve në vendin skandinav, në të cilët bëhej thirrje...

Nepotizëm i pastër: Sveçla ia bën Drejtor të Emergjencave vëllain e deputetës së VV’së

Genc Metaj, vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Metaj është emëruar Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave. Emërimi i tij në...