Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Erdogan – Vuçiqit: I rëndësishëm vazhdimi i dialogut me Kosovën

Erdogan – Vuçiqit: I rëndësishëm vazhdimi i dialogut me Kosovën

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq me të cilën ka diskutuar edhe për Kosovën.

Lideri turk ka thënë së është i rëndësishëm vazhdimi i procesit të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.

Dy liderët janë takuar në Nju Jork në margjinat e sesionit 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Sipas deklaratës së bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës turke, Erdogan e Vuçiq kanë folur për bashkëpunim mes Turqisë dhe Serbisë.