Zvicra mund të kryejë procedurat e azilit jashtë vendit

Këshilli Federal ka luajtur me idenë e ‘eksternizimit’ të...

Erdogan – Vuçiqit: I rëndësishëm vazhdimi i dialogut me Kosovën

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan është takuar me presidentin...

“S’ka kaluar rreziku për luftë, jemi popull tucan” – Analiza e Spahiut acaron keq Matoshin

Sulmi në Banjskë ka shkaktuar debat të ashpër mes...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shabani-Rama: Gjykatat të stërngarkuara me lëndë, ndërmjetësimi mund të ndihmonte

Extra AL PVC

Albina Shabani-Rama, kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë tha se të gjitha gjykatat janë të stërngarkuara me lëndë dhe se mund të bëhej më shumë përmes procesit të ndërmjetsimit.

“Të gjitha gjykatat jemi të stërngarkuara me lëndë, kemi dalë në konkluzion që shumica e këtyre lëndëve, një pjesë e madhe e tyre kanë mundur me u kry dhe munden me u kry në procedurën alternative, në procedurë të ndërmjetësimit”, tha Shabani-Rama në emisionin “Tempus”.

Sipas saj, konstestet civile janë kryesisht prej kontratave kolektive dhe që lindin zakonisht prej marrëdhënieve të punës që janë konteste shumë të lehta dhe me vullnetin e palëve lehtë do të përfundonin në procedurë të ndërmjetsimit, e që do të lehtësonte edhe punën e gjykatës.

“Kishin mundur ta lironin gjykatën shumë prej kësaj ngarkese, e gjithashtu edhe palët kishin marrë drejtësi më shpejt dhe në kohë më reale dhe me kosto më të ulët”, tha Shabani-Rama.

E para e Themelores në Prishtinë, tha se parimi i parë dhe hapi i parë në procedurë të ndërmjetësimit është vullneti i palëve.

“Realisht, ne si gjykatë nuk mund të bëjmë asgjë përpos që t’i njoftojmë se cilat janë benefitet e procedurës së ndërmjetësimit, por përkundër kësaj, kundër tentimeve që edhe unë vetë kam pas si kryetare e gjykatës, kryesisht duke u mundu të takohem me menaxhmentin e organeve administrative, të cilat edhe më së shumti janë si palë të paditura në procedurë civile, nuk është realisht që kemi arritë që të shkarkojmë gjykatën ashtu sa kishum mujt, ka përmirësime, disa lëndë shkojnë por jo në numër të kënaqshëm”, tha Shabani-Rama.

Shabani-Rama tha se muajt e fundit Komuna e Drenasit ka marrë një iniciativë dhe i ka dërguar lëndët e kontratave kolektive në procedurë të ndërmjetsimit, e cila thotë se i ka ndihmuar gjykatës dhe vetë palëve.

“Për shkak se lirohen prej shpenzimeve të procedurave, taksave gjyqësore edhe merret një vendim shumë efikas dhe shumë i shpejtë. Është një numër që na konsiderojmë që është bukur i mirë, 1 mijë 200 lëndë, ky është numri më i madh i lëndëve për tentimet që janë bërë viteve të fundit që kemi arritur si Gjykatë Themelore e Prishtinës me degë, me i dërgu në procedurë të ndërmjetësimit”, ka thënë Shabani-Rama.

spot_img

Të fundit

Zvicra mund të kryejë procedurat e azilit jashtë vendit

Këshilli Federal ka luajtur me idenë e ‘eksternizimit’ të...

Erdogan – Vuçiqit: I rëndësishëm vazhdimi i dialogut me Kosovën

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan është takuar me presidentin...

“S’ka kaluar rreziku për luftë, jemi popull tucan” – Analiza e Spahiut acaron keq Matoshin

Sulmi në Banjskë ka shkaktuar debat të ashpër mes...

Zëvendësministri i mbrojtjes paralajmëron padi ndaj “shpifjeve për kontratat e ushqimit brenda ministrisë”

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla është deklaruar se gjithë...

Zvicra mund të kryejë procedurat e azilit jashtë vendit

Këshilli Federal ka luajtur me idenë e ‘eksternizimit’ të procesit të azilit – domethënë, krijimit të një sistemi, ku personeli zviceran do të trajtonte...

Erdogan – Vuçiqit: I rëndësishëm vazhdimi i dialogut me Kosovën

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq me të cilën ka diskutuar edhe për Kosovën. Lideri turk ka thënë...

“S’ka kaluar rreziku për luftë, jemi popull tucan” – Analiza e Spahiut acaron keq Matoshin

Sulmi në Banjskë ka shkaktuar debat të ashpër mes panelistëve në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10. Politologu, Nexhmedin Spahiu ka thënë se Kosova ka qenë në...