Zvicra mund të kryejë procedurat e azilit jashtë vendit

Këshilli Federal ka luajtur me idenë e ‘eksternizimit’ të...

Erdogan – Vuçiqit: I rëndësishëm vazhdimi i dialogut me Kosovën

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan është takuar me presidentin...

“S’ka kaluar rreziku për luftë, jemi popull tucan” – Analiza e Spahiut acaron keq Matoshin

Sulmi në Banjskë ka shkaktuar debat të ashpër mes...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Një vit nga sulmi i Banjskës, Sveçla: Donin të aneksonin veriun e Kosovës, kemi incizime, u mbështetën nga Beogradi

Extra AL PVC

Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga persona të maskuar, uniformuar e armatosur rëndë. Nga sulmi terrorist, mbeti i vrarë rreshteri u Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Një vit pas, Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla thotë për “Top Channel” se me provat e siguruara dëshmohet që grupi terrorist ishte i mbështetur nga shteti i Serbisë.

“Në njërin nga këta dronë, gjinden edhe incizimet e fshira paraprakisht, por të kthyera nga ekspertët tanë të trajnimeve të këtij grupi në kazermën zyrtare të Ushtrisë së Serbisë në Paslonjske Livade”, tha si fillim Svelça.

Megjithatë, Sveçla nuk është i kënaqur me punën e Prokurorisë Speciale e cila ka ngritur aktakuzë për 45 persona përfshirë edhe Milan Radojçiqin si organizator i sulmit, për vepra kundër rendit kushtetues, terrorizëm, financim të terrorizmit e shpëlarje të parave.

Ai shtoi: “Është për çudi se si në aktakuzë nuk përfshihen zyrtarët e Serbisë të cilët kanë qenë drejtpërdrejtë të implikuar në këtë rast, kur përmendet Paslonjske Livade, ku është komandanti i saj, ku është zëvendëskomandanti i saj, ku është komandanti i Ushtrisë së Serbisë? Me pajisje të Ushtrisë së Serbisë grupi i Radojciqit është trajnuar, janë incizimet, janë publike”.

Një vit pas sulmit terrorist që sipas institucioneve kishte për synim aneksimin e territorit verior të Kosovës, Ministri i Punëve të Brendshme thotë se situata e sigurisë është e qetë, por nuk anashkalon mundësinë e sulmeve të tjera.

Për aksionet e Policisë së Kosovës në veri e testimet për hapjen e urës së Ibrit që nga partnerët ndërkombëtarë cilësohen si veprime të njëanshme, sipas Xhelal Sveçlës janë të gjitha të arritura në bashkëpunim me aleatët e të bazuara në ligjet në fuqi. “As testimet, as rivitalizimi i urës nuk kanë qenë veprime të njëanshme, të gjitha kanë qenë të diskutuara me partnerët tanë”.

Hapja e Urës që ndanë qytetin e Mitrovicës, sipas Ministrit të Brendshëm do të bëhet shumë shpejtë e kjo nuk do nxisë tension.

“Brenga e tyre ka qenë momenti i hapjes së urës duke shpërfaqë një brengë mbi mundësinë e eskalimit. Vlerësimi jonë është që nuk ka rrezik për eskalim të situatës për hapjen e urës”, përfundoi Sveçla.

Për kthimin e policëve serbë në institucionin e Policisë së Kosovës, ministri thotë se nuk bëhet fjalë, por shton se po vazhdon procesi u rekrutimit të tyre.

spot_img

Të fundit

Zvicra mund të kryejë procedurat e azilit jashtë vendit

Këshilli Federal ka luajtur me idenë e ‘eksternizimit’ të...

Erdogan – Vuçiqit: I rëndësishëm vazhdimi i dialogut me Kosovën

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan është takuar me presidentin...

“S’ka kaluar rreziku për luftë, jemi popull tucan” – Analiza e Spahiut acaron keq Matoshin

Sulmi në Banjskë ka shkaktuar debat të ashpër mes...

Zëvendësministri i mbrojtjes paralajmëron padi ndaj “shpifjeve për kontratat e ushqimit brenda ministrisë”

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla është deklaruar se gjithë...

Zvicra mund të kryejë procedurat e azilit jashtë vendit

Këshilli Federal ka luajtur me idenë e ‘eksternizimit’ të procesit të azilit – domethënë, krijimit të një sistemi, ku personeli zviceran do të trajtonte...

Erdogan – Vuçiqit: I rëndësishëm vazhdimi i dialogut me Kosovën

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq me të cilën ka diskutuar edhe për Kosovën. Lideri turk ka thënë...

“S’ka kaluar rreziku për luftë, jemi popull tucan” – Analiza e Spahiut acaron keq Matoshin

Sulmi në Banjskë ka shkaktuar debat të ashpër mes panelistëve në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10. Politologu, Nexhmedin Spahiu ka thënë se Kosova ka qenë në...