Zvicra mund të kryejë procedurat e azilit jashtë vendit

Këshilli Federal ka luajtur me idenë e ‘eksternizimit’ të...

Erdogan – Vuçiqit: I rëndësishëm vazhdimi i dialogut me Kosovën

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan është takuar me presidentin...

“S’ka kaluar rreziku për luftë, jemi popull tucan” – Analiza e Spahiut acaron keq Matoshin

Sulmi në Banjskë ka shkaktuar debat të ashpër mes...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Partitë me fushatë të “padeklaruar” katër muaj para zgjedhjeve

Extra AL PVC

Të paktën në fushatë para ditës së votimit, Kosova shndërrohet në vend të ëndrrave për të jetuar.

Tash e sa ditë ka nisur një fushatë e padeklaruar me premtime për paga e shumëçka tjetër.

Partia në pushtet ka shkëputur një fjalim të Kryeministrit sa ishte pjesë e opozitës, kombinuar me një melodi dramatike e pamje aktuale të zhvillimeve në komunat veriore.

Partitë tjera janë lëshuar në numra. Kreu i LDK-së, kandidatit për kryeministër Lumir Abdixhiku, premton se në javën e parë që hynë në Zyrën e Kryeministrit, nga 110 vlerën e koeficientit do ta çojë në 150 euro.

Pos rritjes për 36% për shërbyesit publikë, në intervistën dhënë për emisionin kallxopërnime ndër të tjera ka premtuar edhe se fëmijët e porsalindur do t’i kenë falas pelenat dhe qumështin për 1 vit.

Edhe kreu i AAK-së, kandidati për Kryeministër për të disatën herë, Ramush Haradinaj, në vazhdën e shumë premtimeve këtyre ditëve, ka thënë se qysh në muajt e parë të Qeverisë së re, paga më e ulët në FSK do të jetë 1000 euro.

Prapa nuk ka mbetur as kandidati i PDK-së Bedri Hamza, i  cili duke i promovuar projektet në Mitrovicë ka porositur as ato mund t’i realizojnë edhe në nivelin qendror.

Ligji për zgjedhjet në asnjë pikë nuk e specifikon nëse ndalohen premtimet para fushatës së rregullt. As nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nuk kanë qenë të prerë dhe nuk i kanë specifikuar përgjigjet përkundër pyetjes së adresuar.

“Ne nuk e shohim të arsyeshme që të komentojmë lidhur me këtë çështje. Të gjitha partitë politike janë të njoftuara me përmbajtjen e ligjit dhe po ashtu edhe me ato që ligji i lejon dhe i ndalon. Për çdo ankesë të paraqitur PZAP do të ndërmarrë vendim bazuar në dispozitat ligjore dhe në kohën që parashihet,” tha Mul Desku, ushtrues detyre i Drejtorit të Kryesuesit të Sekretariatit të PZAP.

Për njohësit e zhvillimeve politike kjo situatë është e pritshme.

“Pra po e shohim që partia në pushtet tashmë ka nisur t’i shtyejë dy tema kryesore, njëra është që po e shtynë sovranitetin në veri dhe një që ka rritje ekonomike. Dhe këto jo me shifra, jo me të dhëna, shifrat i përdor vetëm në dobi të kauzës. Ndërkaq përshembull ke parti të tjera, p.sh. AAK-në po besoj që edhe LDK-në e me gjasë edhe PDK-në të cilët ata kanë një strategji zakonisht tjetër që ata përdorin të dhëna empirike, për të krijuar një mobilitet ose një mobilizim elektoral,” tha Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari”.

Në anën tjetër nga organizatat joqeveritare vlerësojnë se këto premtime duket të merren me rezerva.

“Rritja e pagave sidomos në sektorin publik, siç po përmendet tani për ushtrinëe  për mësues e kategori të tjera, me një kalkulim mund të dalim se këto nuk mund të jenë premtime të vërteta dhe të zbatueshme në praktikë. Ne iu kemi bërë thirrje qytetarëve që të mos bazohen në fjalët e individëve të caktuar të cilët po kandidojnë, mirëpo të presin derisa programi i tyre qeveritar i publikuar,” deklaroi Viona Bunjaku nga Lëvizja FOL.

Për herë të parë që nga paslufta përballemi me zgjedhje të rregullta, për të cilat tashmë Presidentja ka vendosur se do të mbahen më 9 shkurt 2025 dhe fushata e rregullt zgjatë 30 ditë.

spot_img

Të fundit

Zvicra mund të kryejë procedurat e azilit jashtë vendit

Këshilli Federal ka luajtur me idenë e ‘eksternizimit’ të...

Erdogan – Vuçiqit: I rëndësishëm vazhdimi i dialogut me Kosovën

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan është takuar me presidentin...

“S’ka kaluar rreziku për luftë, jemi popull tucan” – Analiza e Spahiut acaron keq Matoshin

Sulmi në Banjskë ka shkaktuar debat të ashpër mes...

Zëvendësministri i mbrojtjes paralajmëron padi ndaj “shpifjeve për kontratat e ushqimit brenda ministrisë”

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla është deklaruar se gjithë...

Zvicra mund të kryejë procedurat e azilit jashtë vendit

Këshilli Federal ka luajtur me idenë e ‘eksternizimit’ të procesit të azilit – domethënë, krijimit të një sistemi, ku personeli zviceran do të trajtonte...

Erdogan – Vuçiqit: I rëndësishëm vazhdimi i dialogut me Kosovën

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq me të cilën ka diskutuar edhe për Kosovën. Lideri turk ka thënë...

“S’ka kaluar rreziku për luftë, jemi popull tucan” – Analiza e Spahiut acaron keq Matoshin

Sulmi në Banjskë ka shkaktuar debat të ashpër mes panelistëve në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10. Politologu, Nexhmedin Spahiu ka thënë se Kosova ka qenë në...