Zvicra mund të kryejë procedurat e azilit jashtë vendit

Këshilli Federal ka luajtur me idenë e ‘eksternizimit’ të...

Erdogan – Vuçiqit: I rëndësishëm vazhdimi i dialogut me Kosovën

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan është takuar me presidentin...

“S’ka kaluar rreziku për luftë, jemi popull tucan” – Analiza e Spahiut acaron keq Matoshin

Sulmi në Banjskë ka shkaktuar debat të ashpër mes...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Të jetosh nën hijen e Vezuvit

Extra AL PVC

Mali i Vezuvit qëndron mbi gjirin e Napolit si një nga panoramat më të mirënjohura të Italisë. Rrezikshmëria e vullkanit aktiv dhe biodiversiteti unik janë elementë thelbësorë për jetën dhe kulturën e vendasve. Por, vullkani është edhe një rrezik vdekjeprurës për qindra mijëra banorët që jetojnë nën hijen e tij.

Vezuvi është i famshëm në mbarë botën për shpërthimin e vitit 79 që shkatërroi Pompein. Ngrirja e llavës ruajti ndër shekuj qytetin e vjetër dhe zbulimi i tij është një ndër gjetjet më të rëndësishme arkeologjike të periudhës romake.

Ndoshta më pak i njohur është shpërthimi i vitit 1944, pasojat e të cilit ende vihen re në shpatet e malit. 80 vjet më parë, pranë fundit të Luftës së Dytë Botërore, llava mbërriti deri në fshatrat në këmbët e Vezuvit, duke vrarë 26 persona dhe duke lënë pas atë që sot quhet Lugina e Ferrit.

Pas llavës, natyra dalëngadalë rimerr kontrollin e malit.

“Fillimisht është llavë, tokë e shkretë. Më pas shfaqet një bimësi tipike për Vezuvin, “stereocaulon vesuvianum”, e cila ngjitet pas gurëve dhe fillon t’i thërrmojë, duke krijuar kështu një shtresë që mund të shfrytëzohet nga lloje të tjera bimësh”, thotë Pino Gallo, anëtar i Klubit Alpin Italian për Vezuvin.

Në bashkëpunim me myshqet dhe kërpudhat këtu krijohet tokë pjellore ku mund të mbijnë bimë, farat e të cilave sillen nga zogjtë që jetojnë në parkun e Vezuvit.

Përgjatë terrenit të përshkuar nga llava fillojnë të mbijnë bimë tipike për malin Vezuv, si “lulet e shkretëtirës” të përshkruara nga poeti italian i shekullit të 19-të, Giacomo Leopardi.

Ato pasohen nga pemët e para, si lisat dhe pishat, që rriten me kalimin e kohës duke krijuar një pyll të vërtetë.

“Valët e llavës që kanë kaluar nëpër këtë zonë kanë krijuar këtë tokë dhe këtë ekosistem. Ndoshta do t’i rikthehemi sërish kësaj situate që ka qenë dikur, ndoshta në 20, 50 apo 100 vite. Do ketë një pyll, si ky, një ekosistem që do të arrijë balancën e tij”, thotë Luigi Gallo, specialist i bujqësisë.

Sot turistët dhe vendasit shijojnë natyrën e Vezuvit dhe pamjet e mahnitshme të Gjirit të Napolit, ndërsa ngjiten në lartësi mbi 1200 metra mbi nivelin e detit.

Vizitorët mund të shohin formën e kraterit të krijuar nga shpërthimi i 80 viteve më parë. Vullkanologët e konsiderojnë Vezuvin një vullkan të fjetur, që do të thotë se vazhdojnë të regjistrojnë aktivitet sizmik. Si i tillë, ai duhet monitoruar vazhdimisht.

Vezuvi është ndoshta ndër vullkanët më të rrezikshëm në botë, duke patur parasysh dendësinë e popullsisë që jeton në qytezat në këmbët e malit, si dhe në Napoli, vetëm pak kilometra më larg.

“Janë përcaktuar plane evakuimi me faza të ndryshme. Faza e fundit i paraprin shpërthimit, pra kur mbetet pak kohë. Në këtë fazë përfundimtare, rreth 500 mijë persona do të duhet të evakuohen”, thotë Nicola Fedele, udhërrëfyes në malin Vezuv.

Megjithë rrezikun, njerëzit e lindur në këtë zonë e shikojnë Vezuvin si një pjesë integrale e panoramës dhe kulturës së tyre. Dashuria e vendasve për zonën dhe për qytetin e Napolit është më e madhe se frika nga shpërthimi.

“Nuk do ta imagjinoja dot Napolin dhe Gjirin pa siluetën e Vezuvit. Por duhet të jetojmë pranë tij me respekt dhe mbi të gjitha të kuptojmë se gjendemi pranë një vullkani që është ende aktiv. Pra më shumë se shqetësim apo frikë, ka respekt të thellë për vullkanin”, thotë zoti Fedele.

Specialisti Gallo thotë se shpërthimi i vullkanit duhet parë si një ngjarje normale dhe se ekosistemi i Vezuvit i është përshtatur kësaj.

Jeta dhe vdekja, krijimi dhe shkatërrimi – një kontrast që shpaloset tek pamja e shkretë e kraterit, si një paraqitje e ferrit të përshkruar nga artistët dhe poetët. E megjithatë, shpatet e Vezuvit fillojnë dhe bëhen të gjelbërta ndërsa ulen drejt detit dhe profili i tij në horizont duket sikur po e mbron qytetin, më shumë se e rrezikon atë. /VOA

spot_img

Të fundit

Zvicra mund të kryejë procedurat e azilit jashtë vendit

Këshilli Federal ka luajtur me idenë e ‘eksternizimit’ të...

Erdogan – Vuçiqit: I rëndësishëm vazhdimi i dialogut me Kosovën

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan është takuar me presidentin...

“S’ka kaluar rreziku për luftë, jemi popull tucan” – Analiza e Spahiut acaron keq Matoshin

Sulmi në Banjskë ka shkaktuar debat të ashpër mes...

Zëvendësministri i mbrojtjes paralajmëron padi ndaj “shpifjeve për kontratat e ushqimit brenda ministrisë”

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla është deklaruar se gjithë...

Zvicra mund të kryejë procedurat e azilit jashtë vendit

Këshilli Federal ka luajtur me idenë e ‘eksternizimit’ të procesit të azilit – domethënë, krijimit të një sistemi, ku personeli zviceran do të trajtonte...

Erdogan – Vuçiqit: I rëndësishëm vazhdimi i dialogut me Kosovën

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq me të cilën ka diskutuar edhe për Kosovën. Lideri turk ka thënë...

“S’ka kaluar rreziku për luftë, jemi popull tucan” – Analiza e Spahiut acaron keq Matoshin

Sulmi në Banjskë ka shkaktuar debat të ashpër mes panelistëve në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10. Politologu, Nexhmedin Spahiu ka thënë se Kosova ka qenë në...