I dyshuari për atentatin ndaj Trumpit la një letër që tregonte synimet për ta vrarë

I dyshuari për atentatin ndaj ish-Presidentit Donald Trump në...

Paçarizi: Sulmi në Banjskë nuk është shfrytëzuar politikisht nga Kosova

Opinionisti Rrahman Paçarizi, tha se shteti i Kosovës nuk...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

“BE ta trajtojë sa më parë kërkesën e Kosovës për anëtarësim, s’duhet Rusia ta diktojë zgjerimin”

Extra AL PVC

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka marrë pjesë në takimin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, të mbajtur në New York, në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Aty, Gërvalla ftoi shtetet të përkrahin aplikimin e Kosovës për në BE, teksa theksoi që nuk duhet lejuar Rusia dhe aleatët e saj në rajon të diktojnë ritmin e zgjerimit të BE-së.

Në fjalën e saj para homologëve nga Ballkani Perëndimor, sipas njoftimit dërguar mediave, Ministrja Gërvalla paraqiti perspektivën e Republikës së Kosovës në procesin e integrimit në BE dhe theksoi se Kosova është prijëse e dëshmuar e rajonit si në fushën e sundimit të ligjit dhe standardeve demokratike, ashtu edhe në rritje ekonomike dhe se është vendi me përkrahjen më të madhe qytetare për BE-në dhe NATO-n.

Ministrja Gërvalla ftoi grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor“ të përkrahë aplikimin e Kosovës për në BE dhe të ndihmojë konkretisht në trajtimin e kërkesës së dhjetorit të vitit 2022 duke vënë në pah faktin që nuk duhet lejuar Rusia dhe aleatët e saj në rajon të diktojnë ritmin e zgjerimit të BE-së.

Gërvalla ka zhvilluar vizitën me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani.

spot_img

Të fundit

I dyshuari për atentatin ndaj Trumpit la një letër që tregonte synimet për ta vrarë

I dyshuari për atentatin ndaj ish-Presidentit Donald Trump në...

Paçarizi: Sulmi në Banjskë nuk është shfrytëzuar politikisht nga Kosova

Opinionisti Rrahman Paçarizi, tha se shteti i Kosovës nuk...

I dyshuari për atentatin ndaj Trumpit la një letër që tregonte synimet për ta vrarë

I dyshuari për atentatin ndaj ish-Presidentit Donald Trump në 15 shtator në Florida, ka lënë një letër disa muaj më parë, ku shprehej se...

“Kurrë s’ka pasë hajni ma shumë se tash- ti e ke qellimin me e rrëzu Vetëndosjen”, përplasja Dibran Hoxha – Ilir Mirena për korrupsionin...

“Gjahu i Prokurorisë në VV”, është tema që po diskutohet në “Pressing” të T7, pasi Dejona Mihali u ftua për intervistim nga Prokuroria Speciale. Analisti...

Paçarizi: Sulmi në Banjskë nuk është shfrytëzuar politikisht nga Kosova

Opinionisti Rrahman Paçarizi, tha se shteti i Kosovës nuk e ka shfrytëzuar politikisht sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Sipas Paçarizit, Kosova është...