Shabani-Rama: Gjykatat të stërngarkuara me lëndë, ndërmjetësimi mund të ndihmonte

Albina Shabani-Rama, kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë tha...

Mushkolaj: Kurti në Kuvend direkt e ka sulmuar prokurorinë

Analisti, Imer Mushkolaj ka deklaruar se Kryeministri i Kosovës,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Rrustemi: Opozita ka një farë gëzimi në deklarimet e tyre në masat e BE-së ndaj Kosovës

Extra AL PVC

Adnan Rrustemi- deputet i Vetëvendosjes [VV] ka deklaruar se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës janë të padrejta, e që në fakt ato nuk do duhej të “u vendoseshin” fare.

Rrustemi shtoi se Qeveria e Kosovës vazhdimisht kërkon që masat ndëshkuese të hiqen sepse ato nuk kanë asnjë “arsyeje apo bazë” e që janë dëshmuar se janë të padrejta.

Rrustemi në “Five” të Dukagjinit ka kritikuar opozitën në vend për çasjen e tyre ndaj këtyre masave duke thënë se “deklarimet e përfaqësuesve opozitar shprehin si një lloj gëzimi të pavetëdijshëm”.

“Masat janë të padrejta. Ato nuk do duhej të vendoseshin. Ne vazhdojmë të kërkojmë që ato të hiqen, nuk ka asnjë arsyeje, as bazë dhe janë dëshmuar se janë të padrejta. Opozita, në vend se ta theksoj thelbin e padrejtë të sanksioneve por ka një lloj gëzimi të pa vetëdijshëm në deklaratat e përfaqësuesve të opozitës kur thuhet se Kosova ndodhet nën masa ose nën sanksione. Opozita kujdeset të i japin edhe një konatacion gjuhësor kur vet BE-ja thotë masa, ndërsa opozita sanksione. Serbia ka synuar destabilizimin e Kosovës dhe veçanti në veri.

Rrustemi deklaroi se detyra kryesore e opozitës karshi ndërkombëtarëve është “mbështetja ndaj kërkesave të qeverisë” për largimin e masave të vendosura nga BE-ja.

Opozita sipas Rrustemit, aktualisht është në një pozicion “nënshtrues dhe kritikues” ndaj Qeverisë së Kosovës.

“Opozita mund të jap një kontribut në rolin e saj. Pse opozita nuk e ka ndonjë përgjegjësi institucionale të drejtëpërdrejtë ndaj vendimeve që janë marrë dhe po merren, qoftë edhe në raport me Bashkësinë Ndërkombëtare. Dhe ka një pozicion të tillë kaq nënshtrues dhe kritikues për qeverinë e Kosovës, kur bëhet fjalë për veprimet dhe vendimet që nuk do duhet të bëheshin pjesë e betejës politike të brendshme. Po flasim për sovranitetin e shtetit, po flasim për shtrirjen e kushtetutes në tërë territorin e vendit, luftimin e strukturave paralele në veri të vendit, po flasim për vendosjen e rendit dhe ligjit në very të vendit. Mund të forcojnë edhe më tej pozicionin e Kosovës, duke deklaruar për masat ndaj Kosovës janë të padrejta, veprimet e qeverisë janë të ligjshme dhe të kërkojnë të hiqen këto masa”, deklaroi Rrustemi.

spot_img

Të fundit

Shabani-Rama: Gjykatat të stërngarkuara me lëndë, ndërmjetësimi mund të ndihmonte

Albina Shabani-Rama, kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë tha...

Ramabaja: Në Prokurorinë Speciale ka prokurorë që nuk e kanë konsideratë se kemi demokraci liberale

Analisti, Sadri Ramabaja ka deklaruar se pjesa më e...

Mushkolaj: Kurti në Kuvend direkt e ka sulmuar prokurorinë

Analisti, Imer Mushkolaj ka deklaruar se Kryeministri i Kosovës,...

Rohde pas takimit me Orav: Pres që bashkërisht ta sjellim Kosovën më afër Bashkimit Evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo...

Shabani-Rama: Gjykatat të stërngarkuara me lëndë, ndërmjetësimi mund të ndihmonte

Albina Shabani-Rama, kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë tha se të gjitha gjykatat janë të stërngarkuara me lëndë dhe se mund të bëhej më...

Ramabaja: Në Prokurorinë Speciale ka prokurorë që nuk e kanë konsideratë se kemi demokraci liberale

Analisti, Sadri Ramabaja ka deklaruar se pjesa më e madhe e prokurorëve në Prokurorinë Speciale nuk e kanë në konsideratë se jemi në “demokraci...

Mushkolaj: Kurti në Kuvend direkt e ka sulmuar prokurorinë

Analisti, Imer Mushkolaj ka deklaruar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka raste kur e ka sulmuar direkt nga holli i Kuvendit, Prokurorinë Speciale...