Shabani-Rama: Gjykatat të stërngarkuara me lëndë, ndërmjetësimi mund të ndihmonte

Albina Shabani-Rama, kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë tha...

Ramabaja: Në Prokurorinë Speciale ka prokurorë që nuk e kanë konsideratë se kemi demokraci liberale

Analisti, Sadri Ramabaja ka deklaruar se pjesa më e...

Mushkolaj: Kurti në Kuvend direkt e ka sulmuar prokurorinë

Analisti, Imer Mushkolaj ka deklaruar se Kryeministri i Kosovës,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Sarrazin sërish në Kosovë në fillim të tetorit, merr pjesë në Forumin e dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar

Extra AL PVC

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin do të vijë sërish në Kosovë.

Ai këtë herë do të marrë pjesë në Forumin e dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar, i cili mbahet më 2 dhe 3 tetor në Klan Arena.

Përveç Sarrazin, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare njoftoi se pjesëmarrës do të jetë edhe anëtari i Bundestagut, Peter Beyer.

“Së bashku me ekonomistë të shquar nga Kosova dhe Gjermania, ata do të diskutojnë zhvillimet gjeopolitike dhe ndikimin e tyre në ekonominë globale, rajonale, dhe marrëdhëniet gjermano-kosovare. Ky forum do të mbledhë mbi 700 të ftuar nga Kosova dhe Gjermania, përfshirë zyrtarë të lartë nga të dyja vendet. Përfaqësues të nivelit të lartë nga Ministria Federale për Çështje Ekonomike dhe Veprim Klimatik (BMWK), së bashku me përfaqësues ekzekutivë të kompanive të mëdha gjermane, do të jenë pjesë e paneleve që do të diskutojnë zgjidhjet për energjinë, teknologjinë dhe industrinë”, thuhet në njoftim.

Forumi i këtij viti, siç thotë Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, “synon të forcojë lidhjet ekonomike mes dy vendeve dhe të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi, me programe të dedikuara për Zgjidhjet Teknologjike, Energjetike, dhe Industriale”.

“Ngjarja premton mundësi të jashtëzakonshme për rrjetëzim dhe shkëmbim njohurish mes komuniteteve të biznesit të Kosovës dhe Gjermanisë”, thuhet në njoftim.

Sipas Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, forumi i parë, i mbajtur në vitin 2022, “solli një investim prej 20 milionë eurosh në sektorin e prodhimit në Kosovë, duke dëshmuar rëndësinë e këtij eventi për zhvillimin ekonomik të vendit”.

Kosova mund të përballet me thirrje për përjashtim nga Marrëveshja e Europës Qendrore për Tregtisë të Lirë dhe ndëshkime të tjera, nëse vazhdon t’i ndalojë importet serbe thotë Sarrazin, i cili me kërkesën për heqjen e kësaj ndalese ka ardhur së fundmi dy herë në Kosovë .

spot_img

Të fundit

Shabani-Rama: Gjykatat të stërngarkuara me lëndë, ndërmjetësimi mund të ndihmonte

Albina Shabani-Rama, kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë tha...

Ramabaja: Në Prokurorinë Speciale ka prokurorë që nuk e kanë konsideratë se kemi demokraci liberale

Analisti, Sadri Ramabaja ka deklaruar se pjesa më e...

Mushkolaj: Kurti në Kuvend direkt e ka sulmuar prokurorinë

Analisti, Imer Mushkolaj ka deklaruar se Kryeministri i Kosovës,...

Rohde pas takimit me Orav: Pres që bashkërisht ta sjellim Kosovën më afër Bashkimit Evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo...

Shabani-Rama: Gjykatat të stërngarkuara me lëndë, ndërmjetësimi mund të ndihmonte

Albina Shabani-Rama, kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë tha se të gjitha gjykatat janë të stërngarkuara me lëndë dhe se mund të bëhej më...

Ramabaja: Në Prokurorinë Speciale ka prokurorë që nuk e kanë konsideratë se kemi demokraci liberale

Analisti, Sadri Ramabaja ka deklaruar se pjesa më e madhe e prokurorëve në Prokurorinë Speciale nuk e kanë në konsideratë se jemi në “demokraci...

Mushkolaj: Kurti në Kuvend direkt e ka sulmuar prokurorinë

Analisti, Imer Mushkolaj ka deklaruar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka raste kur e ka sulmuar direkt nga holli i Kuvendit, Prokurorinë Speciale...