Osmani takohet me Clintonët: Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar ish-presidentin...

Partitë me fushatë të “padeklaruar” katër muaj para zgjedhjeve

Të paktën në fushatë para ditës së votimit, Kosova...

Mustafa: Herët a vonë, Lugina e Preshevës do të bëhet pjesë e Kosovës

Me moton ‘Për identitet dhe dinjitet’ sot kanë protestuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Paqartësia e partive opozitare për Asociacionin

Extra AL PVC

Partitë politike në vend, duket se para zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, kanë filluar të ndryshojnë qëndrimet e tyre, shkruan TV Arbëria.

Opozita së fundmi është paraqitur me disa deklarata kontradiktore, nëse i marrim e i krahasojmë me ato në të kaluarën.

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku krejt së fundmi në një intervistë në Kallxopërnime, ka deklaruar se nuk do t’i zbatojë zotimet nga Qeveria Kurti. Ndërkohë e kujtojmë kohën kur shumë më parë, para kohës së zgjedhjeve, kreu i LDK-së kishte deklaruar në Pressing në T7, se marrëveshjet në proces të dialogut Kosovë-Serbi janë shëndrruar në obligime për Kosovën, pavarësisht se kush vjen në pushtet.

Me deklarata kontradiktore njëjtë kanë vepruar edhe PDK-ja, këtë herë kemi veçuar disa deklarata të zyrtarit të lartë të kësaj partie, Bernard Nikaj, ai diku para një viti në Pressing, në T7, kishte deklaruar se nëse PDK-ja vjen në pushtet, draft-statuti i Asociacionit do të ndërrohet.

Ndërsa, diku më pak se një vit më vonë, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, vjen me një deklaratë krejtësisht tjetër nga ajo e Bernard Nikaj. Musliu-Shoshi për dallim nga Nikaj, ajo deklaroi se nëse PDK-ja vjen në pushtet, nuk ka zgjidhje tjetër përpos implementimit të Asociacionit të Albin Kurtit, kjo sepse sipas deputetes janë marrëveshje ndërkombëtare.

Por si e shohin këta analistët?

Lidhur me këtë për TV Arbëria ka folur analisti politik, Arbnor Sadiku, i cili ka deklaruar se marrëveshjet e arritura në proces të dialogut Kosovë-Serbi, nuk do të anulohen si dhe thotë se Albin Kurti do të jetë realizuesi i marrëveshjeve të arritura, pasi sipas tij ai do të jetë fitues edhe pas 9 shkurtit.

“Nuk mendoj se mund te anulohen ato, por, do realizohen ne ploteni, dhe Kurti do jete relizuesi i atyre marreveshjeve sepse ai do jete ne pushtet edhe pas 9 shkurtit 2025, si dhe kush do t eishte ne vend te tij do realizonete ato”, ka deklaruar Sadiku.

Tutje për ketë temë ka komentuar edhe analisti Afrim Kasolli, ai ka thënë se është e drejtë e partive politike të ndryshojnë mendimet pak para zgjedhjeve, por sipas tij, partitë kanë pasur mundësi ta bëjnë këtë edhe në rrethana të tjera.

“Është e drejtë e tyre që të ndryshojnë mendje pak para zgjedhjeve. Por problemi është secila prej tyre kanë pasur shansa që ta bëjnë një gjë të tillë në rrethana shumë më të favorshme për vete dhe për Kosovën. Bie fjala, pas sulmit 24 shtatorit, kur Republika e Serbisë i kishte shkelur në mënyrë flagrante marrëveshjet e sipërcekura, me theks te veçantë, atë pjesë ku te dy vendeve u kerkohet që të kufizohen nga përdorimi i dhunës dhe të përcaktohen për zgjidhje paqësore të problemeve ndërmjet tye, këto parti e patën shansin që ta poziciojnojne vetën me një qëndrim tjetër alternativ. Por ato u rreshtuan me Qeverinë e Kosovës në seancën e 28 shtatorit, duke mos e shtruar asnjë opsion tjetër, me arsyetimin se uniteti per shtetin duhet të jetë mbi pushtetin. Dhe ishte kohë kjo, kur për shkak të këtij aksioni Serbia u godit ndërkombëtarisht”, ka shkruar Kasolli. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Osmani takohet me Clintonët: Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar ish-presidentin...

Partitë me fushatë të “padeklaruar” katër muaj para zgjedhjeve

Të paktën në fushatë para ditës së votimit, Kosova...

Mustafa: Herët a vonë, Lugina e Preshevës do të bëhet pjesë e Kosovës

Me moton ‘Për identitet dhe dinjitet’ sot kanë protestuar...

Nëna e Faton Hajrizit thotë se birin e saj e vrau shteti

Shehrije Hajrizi, nëna e Faton Hajrizit, deklaroi se të...

Osmani takohet me Clintonët: Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar ish-presidentin e ShBA-së Bill Clinton dhe ish-sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton. Osmani i ka falënderuar ata “për...

Partitë me fushatë të “padeklaruar” katër muaj para zgjedhjeve

Të paktën në fushatë para ditës së votimit, Kosova shndërrohet në vend të ëndrrave për të jetuar. Tash e sa ditë ka nisur një fushatë...

Mustafa: Herët a vonë, Lugina e Preshevës do të bëhet pjesë e Kosovës

Me moton ‘Për identitet dhe dinjitet’ sot kanë protestuar shqiptarët në Preshevë. Shqiptarët në Luginë protestuan kundër shkeljeve të të drejtave të tyre nga...