Rusia fut ndëshkimin për “rusofobinë” në Kodin e saj Penal

Autoritetet ruse planifikojnë të ndryshojnë Kodin Penal, për të...

Të jetosh nën hijen e Vezuvit

Mali i Vezuvit qëndron mbi gjirin e Napolit si...

Haradinaj merr pjesë në varrimin e motrës së Adem Jasharit: Qoftë i paharruar kujtimi për të

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Marrëveshja e Italisë për migracionin me Shqipërinë nuk ka kuptim. Por, cila është arsyeja e vërtetë pse Starmer po tregon interes?

Extra AL PVC

Shkruan: Lea Ypi

Kryeministri i Britanisë e di se një plan i tillë nuk do të funksionojë. Ai po afrohet me Giorgia Melonin për një arsye krejt tjetër.

Një mbrëmje të ftohtë dhe të vonë dimri në vitin 1999, po prisja një tren në stacionin Termini në Romë kur pashë një grua të moshuar që po luftonte me valixhet e saj dhe i ofrova ndihmë. “Singorina” me tha ajo deri sa i dridhej zëri, “për fat të mirë ka ende të rinj si ju.. Ky stacion është i mbushur plot me grabitës shqiptarë. Bëhet fjalë për një invazion.”

Atëherë nuk kisha guxim ta thosha se isha shqiptare. Një nga ata me fat – një student me bursë, ndryshe nga bashkëqytetarët e mi që punonin si pastrues, ndërtues, kujdestarë dhe punëtore seksi9.

Në ato ditë, ne bëmë tituj në Itali. Ndonjëherë si një komb i kontrabandistëve, tregtarëve të prostitutave dhe hajdutëve; ndonjëherë si individë të dështuar, të socializuar nën një sistem tjetër, që luftonin të integroheshin; dhe ndonjëherë si njerëz të korruptuar , të paaftë të zbatonin në vendin e tyre formulën për suksesin që kishin parë në televizionet e Silvio Berlusconit, që shiheshin përmes Detit Adriatik.

“Pushtues” ishte vetëm njëra nga etiketat. Megjithatë, nëse e marrim për bazë, i vetmi invazion në historinë e dy kombeve ka shkuar në drejtimin e kundërt. Kjo ka ndodhur më 7 Prill 1939, kur trupat e Mussolinit zbarkuan në qytetin tim të lindjes, Durrës, dhe aneksuan Mbretërinë Shqiptare nën Mbretërinë e Italisë, duke e përdorur si një bazë ushtarake për pushtimin e mëvonshëm të Greqisë, duke shfrytëzuar bakrin, kromin dhe burime të tjera natyrore, dhe duke e zbukuruar flamurin shqiptar me simbole fashiste.

Që nga rënia e regjimit komunist në fillim të viteve 1990, asnjë politikan shqiptar nuk ka guxuar ta sfidojë një qeveri italiane për trashëgiminë e marrëdhënies koloniale me Shqipërinë. Në të kundërt, ashtu si me marrëveshjen e fundit që i mundësoi qeverisë së Giorgia Melonit të plotësonte kërkesat për azil jashtë territorit në Shqipëri, miqësia e veçantë historike mes dy kombeve shpesh festohet.

Megjithatë, një qeveri nuk është kurrë e njëjtë me popullin e saj. Shumë shqiptarë gjithashtu e kujtojnë me mirënjohje mikpritjen që morën nga vitet 1990 e tutje. Gjatë viteve të mia të studimeve në Romë, takova dhjetëra italianë që më siguronin se të huajt ishin të mirëpritur dhe më kërkonin falje për ofendimet që shpesh i dëgjoja në publik.

Ata shpjeguan se italianët gjithashtu kishin qenë njëherë migrantë. Nuk ishin ata që besonin në mitin e “italiani brava gente” (italianët, njerëzit e mirë), i cili shërbente për të normalizuar dhe justifikuar trashëgiminë e Mussolinit. Ata nuk mendonin se kombi duhej të ishte mbi çdo gjë. Nuk votonin për parti si ajo e Melonit.

Zyrtarët britanikë, duke përfshirë edhe kryeministrin Keir Starmer, kanë deklaruar se qeveria e Britanisë është e interesuar për një marrëveshje migracioni si ajo e Shqipërisë. Por kjo nuk do të jetë me Shqipërinë. Qeveria shqiptare më parë ka shqyrtuar kërkesat nga zyrtarët britanikë dhe i ka refuzuar, duke deklaruar se vendi nuk do të bëhet kurrë një depo për Evropën.

Megjithatë, gjithçka që Britania i nevojitet për një marrëveshje të ngjashme është një ish-koloni me një qeveri që ka një memorie të mprehtë për rrugët dhe ndërtesat që ndërtuesi i saj krijoi në shekullin e kaluar, por jo për njerëzit që shfrytëzoi gjatë disa dekadave të fundit.

Një popull i traumatizuar nga e kaluara e tij e afërt sa për të hequr nga kujtesa të kaluarën e tij të largët, dhe i qeverisur nga një elitë politike nënshtruese që i subordinohet rendit liberal, e cila do të përsërisë mantrën se të gjithë duhet të ndajmë pasojat e migracionit pa e vënë kurrë në dyshim shkakun e tij gjeopolitik.
Megjithatë, do të ishte naive të kritikosh përpjekjet e Starmer për të trajtuar migracionin duke moralizuar mbi këto çështje, siç shumë njerëz në të majtë priren të bëjnë. Kur argumenti që duhet të jemi “pragmatikë” është i pari që paraqitet, parimet – kujtesa, përgjegjësia, kujdesi për njerëzit në rrezik, etj. – tashmë janë pezulluar.

Atëhëre si ta kundërshtoni atë? Ndoshta me logjikë të thjeshtë. Marrëveshjet për migracion, si ajo që duket se po shqyrton Partia Laburiste, bazohet në disa supozime: se migracioni vetë është një problem, se migracioni i paligjshëm luftohet më së miri me kufizime të ashpra në kufij, dhe se ndalimi jashtë territorit mund të veprojë si një pengesë. Ka mjaft hulumtime që tregojnë se çdo supozim është i dyshimtë. Por edhe nëse supozohen se janë të vlefshme, ka tre çështje të tjera që çdo politikan “pragmatik” duhet të përballet.

Politikisht, modeli shqiptar paraqitet si një risi në menaxhimin e flukseve migratore sepse përfshin bashkëpunimin midis një kandidati për në BE dhe një shteti anëtar të BE-së. I frymëzuar nga dëshira për të gjetur një zgjidhje “strukturore” për çështjen e migracionit të paligjshëm, në realitet, ai bën pikërisht të kundërtën: i lë negociatat bilaterale asaj që duhet të rezultojë nga një proces në shkallë të BE-së.

Më shumë se kaq, dhe më e rëndësishme për Britaninë, e cila nuk ka asnjë plan për t’u ribashkuar me BE-në, krijon një precedent të rrezikshëm ku vendet individuale ndjekin marrëveshjet e tyre për të adresuar “problemin” e migracionit, duke penguar mundësitë për një proces të vërtetë të koordinuar në të gjithë Evropën.

Së dyti, principi i mos-refuzimit, i sanksionuar në konventën e OKB-së për statusin e refugjatëve të vitit 1951, ndalon dëbimin ose kthimin e njerëzve në vende që konsiderohen të pasigurta. Meloni insistonte se Shqipëria është e sigurt, duke cituar statusin e saj si kandidat për në BE. Por nëse kjo është e vërtetë, pse gratë shtatzëna, fëmijët dhe kategori të tjera të ndjeshme janë përjashtuar nga marrëveshja?

Së treti, ka pyetja ekonomike. Për t’u përputhur me ligjin ndërkombëtar, migrantët e dëbuar duhet të mbeten nën përgjegjësinë e Italisë. Sipas marrëveshjes midis Italisë dhe Shqipërisë, Italia është përgjegjëse për të gjitha kostot e ndërtimit dhe menaxhimit të dy qendrave, si dhe për stafin policor, mjekët, infermierët dhe zyrtarët administrativë, me një shpenzim total që është vlerësuar të arrijë në 670 milion € (562 milion £).

Një migrant i paligjshëm në Shqipëri i kushton Italisë të njëjtën shumë ose më shumë se sa do t’i kushtonte në territorin e saj. Përfitimi i vetëm është se migrantët bëhen të padukshëm – “lontano dagli occhi, lontano dal cuore”, siç thotë shprehja italiane.

Na thuhet se qeveria e Starmer është pragmatike dhe e interesuar për atë që funksionon. Por si mund të konsiderohet një “zgjidhje” që nuk ka sens logjik nga një pikëpamje politike, ligjore dhe ekonomike si “pragmatike”?

Ndoshta ka vetëm një përgjigje të besueshme: propaganda. Partia Laburiste e di se është në një shumicë të paqëndrueshme, e kërcënuar nga politikanët e ekstremit të djathtë që bërtasin për rrezikun e migracionit.
Laburistet duket qartë se mendojnë se mund ta dërgojnë një mesazh tek votuesit më të djathtë në koalicionin e saj, se edhe ajo është e ashpër me migrantët. Në këtë mënyrë, ajo e merr për të mirëqenë mbështetje nga ata që janë liberalë dhe në të majtë. Ata mund t’i pezullojnë parimet e tyre dhe të falin retorikën për një kohë. Por kontradiktat politike, ligjore dhe ekonomike do të mbeten. Dhe nëse planet avancojnë, do të fillojnë të pyesin se çfarë lloj pragmatizmi po mbështesin. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Rusia fut ndëshkimin për “rusofobinë” në Kodin e saj Penal

Autoritetet ruse planifikojnë të ndryshojnë Kodin Penal, për të...

Princ Leka fotografohet me partneren e tij të re në Amerikë

  Princ Leka ka organizuar së fundmi një festë miqësie...

Të jetosh nën hijen e Vezuvit

Mali i Vezuvit qëndron mbi gjirin e Napolit si...

Haradinaj merr pjesë në varrimin e motrës së Adem Jasharit: Qoftë i paharruar kujtimi për të

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në...

Rusia fut ndëshkimin për “rusofobinë” në Kodin e saj Penal

Autoritetet ruse planifikojnë të ndryshojnë Kodin Penal, për të futur ndëshkimin për “rusofobinë”, e përcaktuar si diskriminim kundër qytetarëve rusë dhe banorëve të Federatës...

Princ Leka fotografohet me partneren e tij të re në Amerikë

  Princ Leka ka organizuar së fundmi një festë miqësie me homologët e tij të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në festën e organizuar në New...

Të jetosh nën hijen e Vezuvit

Mali i Vezuvit qëndron mbi gjirin e Napolit si një nga panoramat më të mirënjohura të Italisë. Rrezikshmëria e vullkanit aktiv dhe biodiversiteti unik...