Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haradinaj për motrën e Adem Jasharit: Iku nga kjo botë njëra nga shumë heorinat e familjes emblematike

Haradinaj për motrën e Adem Jasharit: Iku nga kjo botë njëra nga shumë heorinat e familjes emblematike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të motrës së komandantit legjendar, Adem Jashari, Hava Jashari-Gashi.

Haradinaj ka thënë se motra Havë ishte njëra nga shumë heroinat e familjes Jashari.

“Pikëllues lajmi për kalimin në amshim të Hava Jashari – Gashi, motra e komandantit legjendar, Adem Jasbari. Motra Havë ishte njëra nga shumë heroinat e familjes emblematike të familjes Jashari e cila kishte kaloi një jetë të tërë në shtypje e tortura por gjithmonë e pamposhtur”, ka thënë Haradinaj.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Pikëllues lajmi për kalimin në amshim të Hava Jashari – Gashi, motra e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Motra Havë ishte njëra nga shumë heroinat e familjes emblematike të familjes Jashari e cila kishte kaloi një jetë të tërë në shtypje e tortura por gjithmonë e pamposhtur.

Ngushëllime të sinqerta Bacës Rifat, mbarë familjes dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër motrën Havë.

Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës!

Haradinaj për motrën e Adem Jasharit: Iku nga kjo botë njëra nga shumë heorinat e familjes emblematike.