Tahiri: Kërkuam seancë për shkarkimin e bordit të RTK-së por nuk u mundësua

Shefi e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës,...

Tahiri: Bedri Hamza do ta nxjerrë vendin nga humnera

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas...

Kusari-Lila: Kemi ende mbështetje nga opozita për marrëveshjet ndërkombëtare

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Beqa: Raportet më mirë do t’i kishim në diplomaci pa Gërvallën

Extra AL PVC

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka deklaruar se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka dështuar në të gjitha sektorët, ndërsa thekson se diplomacia kosovare do të ishte më mirë pa ministren, Donika Gërvalla.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Beqa ka thënë se përplasjet e fundit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani janë për fushatë elektorale.

“Kjo është çështje e presidentit dhe kryeministrit, konsideroj që këto deklarime në fund të mandatit janë edhe për fushata elektorale, ndoshta u janë prishur pozicionet apo interesat por mund ta them se me bindje se më shumë janë prishje të pozicioneve për interesat e tyre personale sesa kanë ndonjë mos pajtim për interesat e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Fatkeqësisht institucioni i presidentes ka qenë pasiv në mandatin e saj nuk ka pasur ndonjë aktivitet që është dashur ta luajë në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Presidentja ta luaj atë roli unifikues deri tani ka qenë në shërbim të Qeverisë Kurti”, ka thënë Beqa.

“Sa i përket Qeverisë ka dështuar në të gjitha sektorë të cilat i ka pasur në udhëheqje nuk mund të flasë për ministren Gërvalla, ndoshta mos me pas qenë ministre do të kishim raportet më të mira me diplomacinë sesa me ministren, nuk kemi ndonjë përfaqësim dinjitoz jashtë vendin nuk kemi ndonjë njohje të re, as anëtarësim nëpër organizata ndërkombëtare kredibile me këtë ministre, dështuam edhe në Këshill të Evropës, nuk kemi ndërtim të urave të reja me miqtë. Përkundrazi edhe ato ura që ishin të ndërtuara nga kjo Qeveri e pa përvojë dhe pa vizion, pa strategji janë shkatërruar, fatkeqësisht që dëmi ka shkuar tek qytetarët”.

Ai ka potencuar është fatkeqësi e vendit ikja e investitorëve strategjik dhe ikja e të rinjve, ngecja në zhvillimin ekonomik.

“Përveç teorisë nuk kemi ndonjë zhvillim në këtë vend kemi futur Kosovën në sanksione, e kemi hekur Serbinë nga sanksionet, e kemi futur Kosovën në një farë forme me u pa në sy të miqve si agresor dhe Serbia me u pa si viktimë që është e kundërta. Nuk po flas për zhvillim ekonomik që është në nivelin më të ulët të mundshëm, nuk po flas për sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, as për rritjen e pagave në të gjitha ka dështuar. Fatkeqësia është që ne përveç se nuk kemi ndonjë investitor strategjik që vjen në vendin tonë, por po na ikin qytetarët tanë, po na ik truri, rinia dhe tani së fundmi me këtë Qeveri ka filluar të ik edhe kapitali i afarizmave tonë të shkojnë të investojnë në shtetet tjera” potencoi ai.

Beqa ka theksuar se Kosova ka nevojë për një qeverisje të re e cila merret me problemet e qytetarëve dhe i zgjidh ato.

Po ashtu ai ka përmendur një varg ‘dështime’ të kësaj Qeverie, me theks të veçantë në fushën e arsimit, ekonomisë dhe infrastrukturës.

“Tani jemi në fund të mandatit dhe besoj që Kosova ka nevojë për një Qeveri e cila merret me problemet e qytetarëve, jeton me problemet dhe i zgjidh ato, e jo një Qeveri si kjo që shihte të shkuarën, një Kosovë imagjinare dhe jo reale, ku ne secili nga mëngjesi deri në mbrëmje ballafaqohemi secila familje. Ata edhe kur kanë qenë bashkë nuk kanë bërë ndonjë punë që ia kanë lehtësuar jetën qytetarëve. Nuk kemi parë ndonjë projekt që mund të themi projekti i Kurtit, nuk kemi parë asnjë projekt që ka filluar dhe ka përfunduar. Në të gjitha sektorët kemi dështuar, një arsim nuk kemi ndërtuar ndonjë çerdhe, as 5 për qind atë numër të cilën e ka premtuar, as banesat sociale, banesat për qiftet e reja. Në të gjitha këto segmente ka dështuar, unë nuk e di në cilin pikë është Qeveria e fortë. Mund të flasim teori tërë ditën por problemet janë më ndryshe kur diskutojmë me qytetarët”, ka theksuar Beqa.

Sipas tij, qytetarët tashmë e kanë kuptuar që Kurti ka bërë kauza vetëm sa për të marrë votën, duke shtuar se kjo Qeveri më shumë është marrë me të kaluarën sesa zhvillimet për të ardhmen e vendit.

“Po edhe qytetarët tashmë e kanë kuptuar që ky kryeministër ato kauza të cilat i kishte për të ardhur në pushtet ishin vetëm sa për të marrë votën dhe nuk mendoj që një gjë e tillë do t’ia mundësojnë në të ardhmen. Kemi parë që aty ku ka kryetar të fortë komunal ka zhvillim në ato qytete në kapacitetet e hierarkisë dhe kompetencave të komunave por te niveli qendror përveç llafeve dhe arsyetimeve se kështu ka qenë, apo ne kështu jemi duke munduar apo me ne po fillon por nuk ke parë diçka reale që ka ndryshuar në jetën e qytetarëve”, ka thënë ai.

spot_img

Të fundit

Tahiri: Kërkuam seancë për shkarkimin e bordit të RTK-së por nuk u mundësua

Shefi e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës,...

Tahiri: Bedri Hamza do ta nxjerrë vendin nga humnera

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas...

Kusari-Lila: Kemi ende mbështetje nga opozita për marrëveshjet ndërkombëtare

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila,...

Mesazhe famëkeqe nga Daçiq që dëshmojnë se politika e Millosheviqit vazhdon ende në Serbi

Në këtë ditë të vitit 1987, në Beograd filloi...

Tahiri: Kërkuam seancë për shkarkimin e bordit të RTK-së por nuk u mundësua

Shefi e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kanë kërkuar që të shkarkohet bordi i RTK-së, pas publikimit...

Tahiri: Bedri Hamza do ta nxjerrë vendin nga humnera

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë ka thënë se edhe në një vjetorin e...

Kusari-Lila: Kemi ende mbështetje nga opozita për marrëveshjet ndërkombëtare

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kanë mbështetje për votimin pro marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës. Në një...